Të gjithë jemi milionerë

17.04.2019 10:31:46

Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy e tre milionë euro (Liri Loshi)

Vazhdon nga numri i kaluar, me titull:

O ju bijte e Ademit, Kabil, Habil e Habib, zgjohuni!, dat. 06.04.2019 11:51:07

Secili banor i Kosovës sot i ka 2-3 milionë

Para do ditëve lexova se në Norvegji, të gjithë janë milionerë (Korona është monedhë daneze, suedeze dhe norvegjeze) dhe kjo më gëzoi që edhe në Kosovë të gjithë ishin milionerë (Në Kosovë, Euro është monedhë sepse ende nuk janë pajtua pushteti se cila do të jetë e se si do të quhet monedhe kosovare). Xhavit Haliti, me gojën e vetë e tha: Secili sot i ka 2-3 milionë

Zakonisht ditëve të punës nuk mund të shkruaj por kësaj jave vendosa mos të ndalem dhe ta kryej njëherë e përgjithmonë më çdo gjë që lidhet me ”veteranët” e uçk-së dhe me të tjerët, me shoqatat e partitë e dala nga “lufta”.

 Është interesant se ato e quajnë vehten të djathtë ose të mesit por kurrsesi të majtë nga friga se dikush do ti quaj “të kuq” e kriminelë duke pasur parasysh të kaluarën e komunistëve e të ushtrive të “kuqe” që edhe sot, kudo që ka të tillë, parti e pushtet, si në Kinë, Kore, në Rusi bëjnë krime.

Pasi e kisha mbledh materjalin që më duhej për shkrimin në vazhdim, dhe veç doja t`ja nisja punës, kur e hapa kompjuterin e pash se asnjë shkronjë nuk më kishte mbetur.

Mu kujtua Tolstoi (Lev Tolstoj 1828, 1910) i cili librat që tashmë janë të përkthyara edhe në gjuhën shqipe, disa herë i kishte shkruajt me dorë, me i korrigjua, disa mijëra faqe.

Por pasi ”pushova” disa ditë për festën e Pashkëve, e fillova punën përsëri.

Po prap nuk më lanë të qetë disa zëra si të qyqeve e kukuvajkave apo sorrave e korbave që edhe sytë iu nxjerrin njerëve të vdekur (nga këngët e gurbetit).

 

Edhe sot, po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar


Kështu do të shkruante Lah Ibrahimaj (”Magjupi”) nga Haga, me rastin e vdekjes së Fitnete Ramosajt, sot po e shkruaj një lamtumirë dhe po të thurr lavdinë për gjithçka që ke dhënë gjatë dhe pas luftës. Edhe sot, po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar, me shumë bashkëluftetarë të tjerë, atë të cilën deri në fund të jetës e trumbetove edhe Ti, Fitnete. Lavdi, “Zëri i UÇK-së”, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruan Brahimaj.

 

Po kush është Lah Ibrahimaj që don të na mbroj ” të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar”?

Tahir Zemaj në librin ”Kështu foli Tahir Zemaj”, me autorë Arbër Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqin, e përshkruan ”Magjupin”, Lah Ibrahimajn dhe …. Ethem Çekun kështu:

”Tahir Zema: Sipas ketij « Magjupi » Lahi Ibrahimit : Qeskova dhe Kepuzi nuk bine ne duar te armikut, ndersa gjysem ore pasi duke ikur me vetura se bashku me « fytin »dhe dy vajza lane fshataret ne meshire te armikut dhe u largua ne drejtim te Gllogjanit te rekes duke lajmeruar se qeskova ra d.m.th. forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare hyne ne fshat. Sjellja e ktille e ketij komandanti revolucionar i cili me pare kishte qene pretenden per tu bere komandant ne Rrafshin e Dugagjinit, per shkak se shtabi i Jabllanices ishte themeluar i pari dhe se keta kishin merita, per te udhehequr i perkiste diletantizmit ushtarak, qe te tille pretenden e kishte ne permasa te medha.

FORMIMI DHE VENDOSJA E BRIGADËS «MËRGIMI»

Se qëllimi i ushëheqësve shqiptarë kishte qenë vetëm një truk sa për t’i marrë armët e Brigasës “Mërgimi”, dëshmon edhe fakti se, posa brugada ka arritur në afërsi të qytetit Bjaram Curri, më kanë lajmëruar menjëherë se u kishin dalë në pritë forcat e policisë, të ushtrisë dhe SHIK.ut, të udhëhequra nga Fatmir Haklaj dhe Feriz Kërnajatë cilët më kërkonin mua dhe kërkonin që brigada të kthehej prapa. Unë për këtë çështje menjëherë lajmërova autoritetet shqiptare dhe kërkova shpjegime. Deri në orët e pasditës ushtarët e mi i lanë në pikë të diellit, pa u ofruar as edhe një pikë ujë.

Nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Rendit morëm sinjalin se brigada mund të kalonte vetëm përmes Kukësit, por edhe më tutje personat e sipërpërmendur kanë refuzuar kanë refuzuar urdhërin e eprorëve të tyre. Atëherë unë kam urdhëruar udhëheqësit e brigadës që nëse për pesë minuatave nuk lirohej rruga, ata do të duhej të përdornin gjithë zharrin e armëve që kishin në dispozicion për të siguruar kalimin e vetë. Për fat, ky kërcënim ka qenë I mjaftueshëm që ata ta lironin rrugën. Kështu brigade ka mbërritur në Kukës ku edhe ka kaluar kufirin. Pas kontrollit nga forcat gjermane të KFOR-it ka hyrë në Prizren.

 

Hyrja e Brigadës në Prizren.

Në hyrje të Prizrenit, kolona është ndalur për të pushuar dhe ka zbritur mjatet e motorizuara. Derisa ushtarët kanë qenë duke pushuar, një grup i armatosur ushtarësh me uniforma të UÇK-ës, i përbërë prej afër 50 vetash, të udhëhequr nga Tahir Sinanaj, i rrethojnë automjetet e ushtarëve, kurse Fazli Rugovën dhe një truprojë të tij, të cilët ishin të pa armatosur i marrin me vete. Me Sinanajn ka qenë i ashtuquajturi “plaku”, siç e thërrisnin, me plis të bardhë në kokë, i cili e tregoi edhe qëllimin e ardhjes së tyre. “… duhet t’i vrisni të gjithë, këta janë ushtarë të FARK-ut dhe të Tahir Zemës…”.

Gjatë kësaj kohe ata kishin plaçkitur çdo gjë që kishte nëpër kamionët dhe automjetet tjera, duke i mbajtur të gjithë ushtarët në shënjestër. Çdo gjë ka përfunduar vetëm pasi kanë intervenuar forcat gjermane të KFOR-it. Pastaj i kthejnë Fazliun dhe truprojën e tij, por jo edhe pajisjet dhe gjërat e tjera të plaçkitura.

Hyrja në Gjakovë

Grupi i rebelëve vazhdimisht ishte në dijeni për lëvizet e brigadës dhe se nuk e kishte të vështirë për ngritjen e kurtheve. Hyrja e Brigadës në Gjakovë. Edhe në hyrje të Gjakovës ushtarët e mi u shantazhuan dhe u rrahën deri për vdekje, kësaj radhe rebelët udhëhiqeshin nga Lahi Ibrahimi, i cili ushtarëve ua shponte trupin me kaçavida duke u thënë se ishte dhuratë e Ahmet Krasniqit, të cilin sipas tij e kishin kurtalisur dhe se i njëjti fat i priste të gjithë ushtarët e FARK-ut dhe se së shpejti ata do t’i largonin edhe forcat e KFOR-it.

Përparësia ishte në anën e tyre, sepse ata ishin të armatosur. Pas intervenimit të focave tè KFOR-it italian, kolonës iu mundësua vazhdimi për në Pejë.

 

Hyrja në Pejë.

Aty kah ora dhjetë e mbrëmjes ushtarët e kësaj Brigade kanë hyrë në Pejë. Janë vendosur para shtëpisë së mallrave. Një grup i udhëheqjes së brigadës kishte shkuar te KFORI italian për t’u konsultuar me ta. Në ndërkohë, si zakonisht, ka arritur grupi rebel. Kësaj radhe i dhëhequr nga Ramush Ahmetaj, ish-dezertor nga Rrafshi i Dukagjinit, i strehuar në Rugovë, atë botë qingj e tash luan, i cili ka lidhje gjaku me Ramush Haradinajn-koordinatorin e gjithë kësaj të keqeje, i shoqëruar nga Ahmet Elshani, i njohur që herët për poshtërsi, Ethem Çeku, një kumbar i përbetuar me sllavët, të cilin gjatë ikjes së tij, ditët e fundit të shkumbarimit, e përcollën ushtarët e mi, me ç’rast prej “trimërie” i ishte marrë edhe goja, tani prefekt i qytetit që prezentohej madje edhe si komandant i UÇK-ës, Arsim Çeku i vëllai i gjeneralit të madh Agim Çekut, i cili natën ua ruante shtëpitë policëve serbë, vëllezërve Musiq, i cili është edhe në lidhje gjaku me ta dhe suitën e tyre, të cilët u sollën brutalisht siç dinë vetëm ata. Pas një mosmarrëveshjeje me ushtarët e brigadës, që të gjithë rrethohen nga forcat e KFOR-it italian. Pas një bisede gati një orëshe, arrihet një marrëveshje mes italianëve, përfaqësuesve të Brigadës dhe përfaqësuesit të rebelëve të Ethem Çekut dhe Brigada niset për Ratishë. Pasi arrijnë atje, rebelët u morën gjithë ç’kishin, madje edhe teshat e trupit. Pasi maltretuan fizikisht shumë prej tyre, i kthejnë përsëri në Pejë, në fabrikën e Autopjesëve, nga ku për dy ditë ushtarët italianë do t’i shpërndajnë, nëpër shtëpitë e tyre, anëkënd Kosovës.

Në librin e pare është përshkruar me detaje fati i pesë ushtarëve të kësaj brigade, prej të cilëve sot është gjallë Vesel Muriqi. Ky rast nuk është ndriçuar akoma edhe pse është I denoncuar publikisht. Edhe sot pas kaq kohësh, dorasit janë të lire. Nga ana tjetër një grup relativisht I madh I ushtarëve të njësive operative kanë qenë të detyruar për muaj të tërë të paraqiteshin tek “hetuesit e çlirimtarëve”, që drejtoheshin nga Faton Mehmetaj”

………………………………………………………………………..

E mbrojta ”luftën” e pastër të UÇK-së dhe më mbrojti UÇK-ja

Po unë ende nuk e di se kush ishte i pari që iu mësoi këtë refren kënge të dreqit këtyre ”veteranëve” se në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte të ish Jugosllavisë, mbrohet ”lufta e pastër e uck-së?.

Sa më kujtohet mua ishte Jakup Krasniqi, i pari që e kam dëgjua ”dëshmiatari i rrejshëm”, kur Fatmir Lima gjykohej, për krime lufte (rasti i Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe ai i Selman Binishit nga Banja) që thot se e mbrojti UÇK-në dhe Fatmir Limajn.

I dyti, ishte ”komandant Remi”, kryet si ”luan” e trup dragoi. Ai ndryshe nga të tjerët do të deklaronte: ”Remi: Nuk kisha nevojë ta mbroj UÇK-në sepse UÇK-ja më mbrojti mua, January 15, 2019 Erald Selca.’

Dhe pastaj kjo shprehje u bë aq popullore sa të gjithë po e përsërisin sikur jemeket e dasmave me supë, si paragjellë e sallatën më vonë, me mish e … kumpira.

Or zotëri komandant, UÇK-ja nuk akuzohet por individët brenda UÇK-së. Për këtë flet edhe një nga avokatët e të dyshuarve, “Krime individuale ka pasur, por jo nga UÇK-ja. Tash a janë bërë në emër të UÇK-së apo në hakmarrje individuale nuk mund ta themi. Janë formuar njësitë e fshatrave për ta formuar pragun e shtëpive. E më pas kanë ardhur deri në zgjerimin e njësiteve …”, u shpreh Rogova, avokat e Isuf Gashit.

Nuk dua ti hyjë në hak as Jakup Krasniqit, shoqit të dikurshëm të Hashimit e të Xhavitit i cili paska thënë: ”Godet’ Krasniqi: ”NATO’n nuk e solli UÇK’ja, por e solli vuajtja e qytetarëve”, (24/08/2018”)

Po Hashimi, nuk e paska lënë mangut ” Thaçi: UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër e detyruan kapitullimin e Millosheviqit në Kosovë”, (23.03.2019)

Po e mbylli me Xhavit Halitin i cili në ”Rubikon” të Adriatik Kelmendit, tha ”Xhaviti Haliti: Secili sot i ka 2-3 milionë, edhe ti Adriatik i ke” e ish mjeku i njohur UÇK-së dhe publicisti e njohësi i aktualitetit politik e ushtarak, dje e sot nuk do të heshtëte: ”Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy tre milionë euro” (Gazeta Lajm, 2 prill 2019)

 

Vazhdoj në numrin tjetër për Habibin e për vete.

 

Sinan Kastrati, Suedi

17 prill 2019, Malmö