Politika jonë ka mbetur pa njerëzit tanë më të mirë?!

18.10.2017 10:01:27
Skënder Mulliqi
Të gjithë kemi nje jetë. Nuk është njejtë të jetohet keq dhe të jetohet mirë.Jeta është begatia të cilën na ka dhuruar Zoti.Është dhuratë të cilën duhet qmuar dhe të cilën duhet shfrytëzuar.Jeta është rasti më I mirë që njeriu të lënë gjurmë në këtë botë për të mirë.
Jeta është një sfidë e madhe që më kreativitetin tonë dhe energjinë ta ndryshojmë ambientin për të mirë, të bëhëmi të lumtur dhe të përjetojmë gjera të mira dhe jo të mira të cilat I ofron jeta.Sikur këto gjera dhe shumë të tjera të cilat nuk I pëmenda në këtë rast I kan harruar elitat politike si të verteta fundamentale .Dhe, aq më keq që elitat kan bërë që këto të harrohen .Pse njerëzit janë bërë aq shumë depresiv dhe aptikë?Pse në shkallë gadi apokaliptike po largohen nga vendi?
Nuk është në pyetje vetëm paraja.Jo, po largohen edhe ata të cilët nuk qendrojnë keq materjalisht.Njerëzit po largohen së jeta jetohet vetëm nje herë, së ate duhet shfrytëzuar dhe duhet bërë atje ku jeta ka vlerë , ku i gëzohemi ardhmerisë , ku i detyrohemi dhe mbrohemi nga shteti , ku kemi lumturi për të punuar , për të dashuruar , për të lindur…Elitat politike më shumë po ngjajnë në banda, na kan ndarë jetën në cikluse zgjedhore të cilat po vijnë dhe po shkojnë më përparime të vogla , për të mos thën hiq fare.Njerëzit gjithnjë e më shumë po I përjetojnë keq këto zgjedhje të cilat veq premtimeve nuk po iu sjellin asgjë.
Qytetarët janë duke u mllefosur gjithnjë e më shumë në këta politikan të cilët janë bërë tragjedia dhe mëkati ynë .Gadi të gjithë janë bërë të njejtë në qendrime , ne sjellje në premtime boshe, në manipulime, në krime , në korrupcion dhe në shumë negativitete të tjera . Unë e di lexues të nderuar së shumë jam duke shkruar për temën e njejtë . Kur shumica të kishin nje vend të punës , një jetë modeste , tema e politikës do të kishte rënë në planin e fundit. Jeta bëhët qdo minutë , orë dhe ditë, ajo nuk ndahet në cikluse bajate vetëm në kohë zgjedhjesh.
Republika,qytetet, katundet ,regjionet, Evropa janë kategori të cilat marrin kuptim nese qmohet dinjiteti , nese nuk cenohen liritë dhe të drejtat elementare njerëzore.Jeta ka kuptim vetëm kur zhvillohemi si shoqeri , kur emancipohemi , kur jemi kreativ dhe produktiv , kur dominon dhe respektohet njerëzilleku.Njeriu e qmon jetën politike kur ajo bëhët për të mirën e tij, kur bëhët për ti përmirësuar kushtet e jetës dhe kur hapën vende të punës.Jo të gjitha këtyre tu mbyllen dyert siq po e bëjnë këtë marifet të ndytë kastat politke në pushtetet e pas luftës.
Këta janë bërë pengesa jonë e ecjës përpara , janë bërë pengesë e jetës së lumtur në këtë nënqiell të zymtësuar … Politika jonë ka mbetur pa njerëzit tanë më të mirë .Ata janë gerditur .Primatin e ka marrë e keqja , nuk kemi kreativitet , novacione për të bërë diqka të re për njeriun tonë të lodhur.Politika jonë është bërë dehumanizuese, e errët e pa perspektivë .Jeta është vetëm një , e pa përseritshme , e pa zëvëndësueshme .Pse të presim vetëm kohën e zgjedhjeve që ndoshta punët mos po kthehen për së mbari?Pse më menduar së dikush tjetër në vend nesh , mund të na ndihmon dhe ti kryej punët tona.
Edhe një ditë e vetme është rast I madh.Shumë qka e mirë mund të përejtohet . Secili prej nesh mund të bëjë zgjedhjen e vet .Republikës së Kosovës sot I duhen njerëzit të cilët janë kreativ dhe produktiv , të zotët në politikëbërje, jo hajna dhe hoshtaplerë.Në diskursin tonë publik po dominojnë tema të errëta, tema apatike dhe tema depresive .Njerëzit të cilët punuan dhe po punojnë keq I kemi në vende te ndryshme , në partitë politike dhe jashtë partive politike.Këta nuk e kan dhe as që dëshiriojnë ta ken ndijesinë që Republika të bëhet vend i prosperitetit dhe mirëqenjës.
Na kan mundur banalitetet e qdo ditëshme , ndasitë e mëdha, akuzat e bazuara për krim dhe korrupcion .Kemi njerëz të mirë, të zot , të dinjitetshem që proceset mund ti dergojnë përpara.Shumë më largpamës janë qytetarët tanë nga këto elita politike .Na nevoiten ide te reja , na duhet njerëz më platforma të reja politike të cilët do të ndertojnë një ambient shumë më të mirë…