Të gjithë maskarenjtë politikë dhe medietikë për të zbatuar urdhërin serbo-rus për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit

01.02.2017 11:31:48

Nga Rexhep Kastrati

Kur “Insjaderi” filloi serinë e publikimit të audioincizimeve të klanit “Pronto”, me gjasë me sponzorizimin e Kadri Veselit, shumëkush mund të ketë pasur iluzionin se po synohet luftimi i krimit dhe korrupsionit. Që atëherë pata shprehur bindjen se mbrapa “Insajderit” qëndron Kadri Veseli dhe si gjithë ajo që ndodhte ishte vetëm një imitim i një medie të ashtuqujatur të pavarur që po e demaskoka klanin “Pronto”. Në fakt, doli se qëllimi paskësh qenë që të sulmohet Qeveria dhe LDK, me tezën se ja me kë ka bërë koalicion qeverisës. Me këtë synohej të krijohej huti te zgjedhësit e LDK-së, për dobësimin e saj. Këto angazhime ishin në të njëjtën linjë me angazhimet e veglave kondomë brenda e rreth LDK-së që luftën kundër LDK-së dhe kryeministrin Mustafa e zhvillonin pikërisht me akuza se po bashkëqeveris me klanin “Pronto”, me SHIK e me pallavra të tilla. Dhe ishin po të njëjtit, apo disa syresh që të gjitha bizneset i kshin dhe i kanë pikërisht me njerëz të krimit dhe të korrupsionit, me njerëz të SHIK-ut, apo edhe që bënin pazare të ndryshme nëpër oda dhe ambiente të ndryshme, deri te i fundit që e merr për dore Hashim Thaçin dhe e çon te varri i vëllaut të tij, për të vënë lule dhe për ta shpallë dëshmor.

Edhe medie dhe portale të tjera, të zëshme në kritika kundër Hashim Thaçit e PDK-së, në çdo rast përsëri gjithë vëmendjen dhe angazhimin e kishin dhe e kanë kundër Qeverisë dhe LDK-së, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar PDK-në nga fundosja e saj që do të duhej të vinte për shkak të modelit të suksesshëm qeverisës që po zbaton Qeveria në krye me LDK-në dhe kryeministrin Mustafa, nga efektet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe nga efektet e Gjykatës speciale. Edhe sekta okulte e Albinit, që me zhurmë çirrej dhe çirret kundër PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, në fakt, çdo herë në sondazhet që paguante, PDK-në e nxirrte të parën. Edhe pse mund të duket paradoksale, megjithatë duhet thënë se shumica absolute e medieve, portaleve dhe e strukturave mafiozo-politike që kanë kapur segmente të shtetit dhe të shoqërisë, megjithë kritikat që drejtojnë ndaj PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, janë angazhuar dhe po angazhohen fort që ta nxjerrin të parën PDK-në. Dhe këtë e kam thënë vazhdimisht gjatë tërë kohës, duke vënë në spikamë se të gjitha angazhimet politike, medietike etj., të dhunshme, dhe jotëdhunshme, tribale dhe anarkiste kanë për qëllim luftën kundër Qeverisë pikërisht pse këtë e drejton LDK dhe kryeministri Mustafa. Gjithë këta janë munduar dhe mundohen ta vështirësojnë punën e Qeverisës, ta bëjnë të mos ketë sukseses, kurse vetë sukseset që arrin kjo Qeveri, t’ia mveshin PDK-së. Dhe rasti i fundit është rasti me trenin, kur ishte e qartë edhe në aspektin ligjor, edhe në atë procedural, kjo çështje ishte çështje e Qeverisë dhe institucioneve të tjera që vareshin nga ajo. Edhe pse u bë publik dokumenti në bazë të të cilit ministri Zharku kishte kërkuar nga drejtori i përgjitshëm i Policisë, Maxhuni që të ndihmonte ARH-në që të zbatojë ligjin, pra ta ndalojë trenin, megjithatë, të gjithë u munduan që meritat t’ia mveshnin Hashim Thaçit. Edhe çështjen e ligjit për “Trepçën”, vetë Kadri Veseli, por edhe medie e portale të kontrolluara nga strukura mafiozo-politike u munduan ta paraqesin si meritë të tij dhe të PDK-së. Pra, që nga fillimi i punës së kësaj Qeverie, përveç angazhimeve primitive politike, anrakiste, tribale dhe në kufijtë e terrorizmit, u shfaqen edhe angazhime primitive medietike, si pjesë e luftës speciale kundër Qeverisë, kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër LDK-së.

Edhe pse gjithë këto agazhime, mund të thuhet se kanë dështuar në qëllimet kryesore, siç është rrëzimi i institucioneve, destabilizimi i vendit dhe dështimi i Qeverisë, megjithatë ka arritur shumë që të shkaktojë huti, që të japë goditje të forta, por edhe të bëjë apologjinë e kirmit dhe të korrupsionit. Tashmë kur koha po kalon, kur po vijnë suksese të tjera të kësaj Qeverie, dhe kur po priten rezultatet e reformave dhe të modelit qeverisës të këtyre dy viteve, dhe kur po priten të bëhen publike edhe dhjetra akuza për krime dhe korrupsion, si dhe kur po pritet funksionalizimi i plotë i Gjykatës speciale, ka filluar sërishmi të bëhet më dinamike lufta kundër Qeverisë, kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër LDK-së, si dhe kanë filluar të shfaqen sondazhe personale të prostitutave politike e medietike, të cilat sërishmi e paraqesin PDK-në si parti të parë. Duket se urdhëri i Rusisë që deri në mars të këtij viti të rrëzohet Qeveria aktuale, si dhe urdhëri i njëjtë i Serbisë për ta rrëzuar këtë Qeveri, është marrë seriozisht nga strukturat mafiozo-politike dhe prostitutat medietike e politike të Kosovës. Gjithë këtë e kishte sintetizuar Baton Haxhiu që kishte shprehur shqetësimin se po nuk u mbajtën zgjedhjet deri në mars, ka rrezik që ato t’i fitojë LDK. Pra, është e qartë se muaji mars është një lloj afati kohor deri kur duhet të ndodhë rrëzimi i Qeverisë, dhe ky muaj është vënë nga rusët dhe është konfrmuar edhe nga tipa si Baton Haxhiu. Në të kundërtën, do të pasojë fundosja e strukurave mafiozo-politike dhe e rekrutëve shqiptarë të shërbimeve sekrete kundërshqiptare. Për më tepër, do të dalin edhe krimet që janë kryer kundër shqiptarëve, por edhe lidhjet me shërbime sekrete serbe dhe përgjithësisht kundërshqiptare.

Strukturat mafiozo-politike që kontrollojnë dy linjat: linjën e Tiranës/Kretës dhe atë udbasho-jugosllavokomuniste, si dhe shumicën e medieve dhe të portaleve dhe të shoqërisë civile, por që vetë kontrollohen nga shërbime sekrete serbe dhe të tjera kundërshqiptare, në mënyrë më agresive do të angazhohen për të zbatuar urdhërin e Rusisë për rrëzimin e Qeverisë deri në mars. Përballë këtyre angazhimeve, kërkohet një vëmendje e madhe e opinionit publik, e posaçërisht e strukturave të LDK-së dhe zgjedhësve të saj, për të përballuar dhe kundërshtuar zbatimin e skenarëve serbo-rusë që synojnë rrëzimin e Qeverisë, destabilizimin e vendit dhe aneksimin e veriut të Kosovës.