“Të gjithë” me Rugovën! Kundër Rugovës që në fillime!

09.06.2018 09:56:45

Nga Melihate Tërmkolli

Qysh në fillimet e para të LDK-së kur Presidenti Rugova u pranua nga populli i Kosovës prijës dhe lider i vendit dhe popullit tonë, e u pranua i tillë për shkak të vizionit atdhetar, urtisë, guximit, menҁurisë, intelektualizmit të tij, atëherë u ngritën në këmbë të gjithë ata që ishin kundër Kosovës e në shërbim të interesave të Serbisë. Punonin kundër Rugovës e kundër Kosovës, edhe ata që dilnin hapur kundër tij por edhe asi që kishin arritur të hynin në nivelet më të larta drejtuese të LDK-së dhe institucioneve të asaj kohe të cilat u themeluan dhe funksionuan në rrethana okupimi. Rugova, nuk dëgjoi asnjërin, ecte pa ndalë, për shtetin, për popullin dhe populli ecte me të e krah tij, me shumë besim e me shumë miq. Kundër Rugovës, në kohë lufte! Sa shumë (individë, me emër e mbiemër), u ngritën kundër Rugovës gjatë luftës së armatosur. Shpifje pa fund (nën komandë dhe orkestrim të Serbisë), fyerje, linҁime, shpallje tradhëtish nga “ ata të luftës”, kurse nga “këta të tjerë”, fërkim duarsh, bllokim i punës, ndërskamësa, kënaqësi pa fund se po heqet nga skena politike “shalli”, “frikacaku”, “tradhtari”. Vlonin si krimbat, nëpër Kosovë e në Tiranë, në krejt Evropën e në Amerikë, për ta “rrëzuar lisin”, derisa shumë mendonin se po punonin për ta ҁliruar Kosovën nga okupimi serb. Rugova “i kishte mbyllur veshët” dhe “nuk dëgjonte asgjë”, ecte, punonte pa ndalë, për shtetin, për popullin. Kundër Rugovës, “në Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike”! Kosova u ҁlirua nga okupimi i Serbisë, me punën dhe sakrificën e popullit të Kosovës, të prirë nga Presidenti Rugova, me luftëtarët e lirisë, me ndërhyrjen e NATO-s në krye me SHBA-të. Por “ata të luftës” dhe “këta të tjerët”, intensifikuan luftën kundër Rugovës (lexo: kundër Kosovës). Nuk lanë gjë pa bërë, nuk lanë gur pa lëvizur, brenda e jashtë Kosovës, jashtë e “brenda” LDK-së, për ta hequr Rugovën, për ta marrë pushtetin, mallkuan edhe popullin, hodhën gjamë e namë mbi gjithҁka e mbi ҁdokënd. Kishte veҁ një të vërtetë, të cilën nuk mundën ta ndryshonin me asgjë. Të vërtetën se populli i besonte dhe i beson ende filozofisë politike të Presidentit Rugova, ngase është e vetmja e cila e bën Kosovën shtet të mirëfilltë, shtet për qytetarët, për interesat e tyre, shtet modern evropian. Kundër Rugovës “deri në vdekje”! Është sintagma ogurzezë e cila i zhdavaritë ëndërrat e qytetarëve të Kosovës për vendin e tyre, për të sotmen dhe të ardhmen tonë. E tëra kjo është përplasje dhe “luftë”, anipse e zbehur kohëve të fundit, mes konceptit dhe vizionit politik nacional e demokratik perëndimor të ideuar, projektuar, zhvilluar e zbatuar nga Presidenti Rugova, për shtet, për interesa të qytetarëve, për identitet e kulturë kombëtare, për dinjitet njerëzor e politik e përkrahur fuqishëm edhe nga bota e qytetëruar perëndimore dhe konceptit të mendësisë politike anadollake e mbytur në krim e korrupcion, në dëmtim të shtetit e interesave të qytetarëve , e mbuluar me një tis ‘modern” i cili nuk shkon përtej një kostumi të brendeve më të njohura në botë në bashkëveprim me një biҁim linje tjetër, e njohur si një lloj neo-jugosllavizmi. Prandaj sintagma, kundër Rugovës “deri në vdekje” nuk shpërfaq thjesht kundërshtinë ndaj Presidentit Rugova, vetëm në të gjallë të tij, por ajo shtrihet thellë thellë kundër filozofisë së tij politike dhe bartësve të saj, kundër rendit politik kombëtar që krijoi Presidenti Rugova. LDK duhet të jetë e ndërgjegjshme vazhdimisht për këtë situatë dhe poashtu shumë e kujdesshme në politikat që promovon dhe që zbaton, natyrisht duke respektuar të drejtën e secilit ta dojë, ta ҁmojë e respektojë Presidentin Rugova dhe të drejtën e secilit madje edhe për t’u thirrur në të, sepse ai ishte i të gjithëve, i shtetit dhe popullit të Kosovës. Por LDK-së i takon të jetë bartësja kryesore e filozofisë politike rugoviane. Në veҁanti në këtë periudhë krize të rrezikshme për vendin, LDK fuqishëm duhet të promovohet si faktori kryesor i mbrojtjes së shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë dhe interesave të qytetarëve tanë. Ndërkohë, ndërskamësat me familjen e presidentit Rugova janë të ulëta e dashakëqija. Këtij “teli” po i rrahin të gjithë ata që e bënë këtë edhe kundër Presidentit Rugova dhe LDK-së deri sot, edhe medie, edhe parti të caktuara, edhe qarqe të caktaura, edhe shërbime të caktuara. Ngase “deri në vdekje” do të jenë kundër Rugovës, por pa arritur kurrë ta prekin atë! E habitshme si nuk e kuptojnë as sot, që ky është fati i tyre, ndërsa fati i popullit ishte dhe mbetet filozofia politike rugoviane. Të gjithë, me Rugovën!