Të gjithë shqiptarët (s`)janë Mic Sokola !

16.03.2018 09:59:47

Sinan Kastrati, Suedi

“Kujdes kur shkon ne Prishtine se Hashimi te jep thes me euro qe ti shkruash liber biografik dhe te dekoron” (R. Shahu)

Marret e vjetra, mashtrimet e reja e politikanët e njejtë

Në Demostratat e vitit 1981 këndonim këngët “Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola” dhe kënge të tjera e besa edhe krenoheshim se të gjithë “ishim” Mica se veç tanksat se as gryka e topit s`na ndalin. E tash? Politikanët tanë s`ka kush iu nal turrin.

Një miku im nga Shqiperia më shkruante: Urime dita e verës! Unë i k`theva mikut shqiptar se në Suedi, kemi borë dhe pa ardhur Shën Gjergji, Verë nuk kemi. Pleqt kanë thënë “Shin gjergj e shmiter” dhe kur t`shkel kama në sarrnistë, bânu gati për dimen!

Por as kjo, për festën e “Ditën e verës” e as bora e bardhë suedeze nuk më interesuan.

Po të ishte 1 prilli do të besonim sepse në Kosovë por si është e mundshme që mjekët në Kanada, nuk duan rritjen e rrogave (Protesta e çuditshme e mjekëve: Nuk duam rritje rroge) kurse ne në Kosovë, kryeministri, veç pse i teket, ia rrit rrogën vetit, edhe ate 100%.?  

Pasi që jemi në Kanada, nuk dua ta lë Kanadanë pa tregua edhe një lajm tjetër, kësaj radhe për një zv. kryeministër, për Dardan Gashin i cili fluturon herë në Evropë e herë në Amerikë. Ama shqiptarët e Kanadasë bënë qysh iu ka hije, nuk deshën t`ja shohin syrratin mashtruesit e mblesit të Ramushit  (“Kosovarët në Kanada refuzojnë të takohen me ministrin e diasporës Gashi” me një arësye shumë të thjeshtë por të drejtë … ata nuk e duan atë për shkak të mënyrës se si mori pozitën duke ndërmjetësuar, si dhe për skandalin e tij të gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt”. Eh sa skandalet i ka Dardan Gashi, atij nuk ia qojnë as kerri me kanatat skandalet e mashtrimet. Ai Ishte në Malmö, qytetin ku jetoj unë, hiç më larg se 4 km nga vendi ku banoj unë. Aty kishte edhe ambasadorë e ish “aktivistë” të tjerë të ish “vendlindjes”. Erdhi edhe Xhabir Zharku për me e bërë edhe më madhështor “përvjetorin e pavarësisë” së Kosovës, një ish e dënuar me burg në Kosovë por që i ka ikur drejtësisë.

Po ky nuk nuk qon peshë n`kanarin e tyne.

Mos i prek grejzat me krane …  

E mendja më shkonte të këto pesë ditë e shkuara të javës, në Kosovë e për Kosovën

Sa tema e tituj të tjerë që s`ka se si të mos mbahen mend janë … edhe “Afera “Pronto” në harresë, Prokuroria s’ka guxim!” ti hetoj, “Haradinaj i quante hajna, të prishur dhe të shitur Thaçin, Veselin e Mustafën për Demarkacionin” kur ai ishte në opozitë por që nuk mund ti përfshijë sepse edhe lexuesit tash po zgjedhin. Duan lajme taze e të shkurtëra.

Në kohën kur e kishim vetëm “Rilindjen”, kishte lajme e lajme por ishin shumë më të sakta  se këto por këtu duhet pasur kujdes “politikanët e kohës së Rilindjes ishin më të kujdeshëm” e Rilindja, vetë i përcillte fjalët e tyre.

Po çka të zgjedh nga gjithë kjo laramani lajmesh e titujve të të përditshmeve tona e televizionit të RTK-së ?

Sa isha student, më ra në sy një studim i vockël për Sylejman Stalskin, një këngëtar musliman siberian në kohën e Leninit.

 Në Vlladivostok të Siberisë mbahej një kongres për folklorin.  Leninin nuk e kishin ftua në kongres. Studjuesit kishin vendosur që folklorin ta heqin nga letërsia. Lenini merr vesh nga lajmet e Radio Moskva të orës katër të mëngjesit dhe menjëherë niset për në Vlladivostok, si musafir i paftuar. Udhëheqësit e kongresit propozojnë që folklori të harrohet e të hiqet nga letërsia e kultura, pasi që sipas tyre, folklori i takon të shkuarës. dikur Lenini e merr fjalën “Nëse është kështu, atherë po e hjekim edhe partinë bolshevike”. Të pranishmit reagojnë me një JOOOOOOO!

Në fund falendnderohen me nga mirënjohje të gjithë studjuesit e deriathershëm por shpërblimin e parë e merr një këngetar me emrin “Sylejman Stalski”, i propozuar nga vetë Lenini pasi që sipas Leninit, ai i kishte qit në këngë dhe i kishte këndua në lahutë të gjithë folësit e kongresit, besnikërisht.

Po te ne si është puna (e këngëve)?

Mashallah, këngë e këngëtarë, Kosova kurrë s`ka pasur më shumë. “Profesioni” më fitimprurës në Kosovë është ai i politikanit … dhe ai këngëtarit.

Të fjithë dhe të gjithëve iu këndohen këngë, ende; Titos, Enverit, Hajrullah Goranit, Hashim Thaqit, Ramushit, Fatmir Limës etj. E pastaj, vetë ata i shkrepin nga dy tre rafalle me patllake e tyre për ,kallafët e lyer me ari. Dikush nga deputetët (Nait Hasani) i komentoi, me një gjuhë që kurrë s`e kisha dëgjua për krismat e armëve dhe pse gjuajnë me armë shqiptarët.

Është e vërtetë, sipas studjuesve, se kur ka pasur dasma e ka ardhur nusja, shqiptarët kanë gjuajtur me armë, kanë thyer, qypa, vegsha etj për shkaqe edhe të se kanë ardhur shëndosh e nuka janë sulmuar nga cubat, nuk janë takuar me krushq të tjerë etj. Ku edhe nuset, në fund kanë luftua. (Kur erdhi Marieja, plasi qeramideja)

Tri janë temat që më së shumti u “rreh ujë në havan” kësaj jave, përveç demarkacionit, Fatmir Limaj shpallet edhe një herë i pafajshëm, Azem Syla lirohet nga paraburgimi dhe, pa e harrua Hashimin, “Libri për Hashim Thaçin promovohet në Londër. Këtë lajm me pompozitet e përsërit gjithë natën rtk-ja, programi nr. 3 dhe “Epoka e re”. Këto dy mediume janë besnike dhe zë i fuqishëm i Hashimit.

Pas “lufte” një i afërm nga Zvicrra më lutej që ti tregoj çka shkruante Epoka e re pasi që ai ishte betua që kurrë nuk ka me ia l`shu sytë e as me e prek me dorë “Epokën”, “Zërin e Kosovovës”  “Kosovapresin” (e as nuk e kishte dëgjua zërin e Radio Kosova e lire” që na kishte helmua me rrenë.

Atë “zanat” nuk e ka harrua “Epoka”as tash. Ajo shkruante se si si Hashimi u prit në Britani.   

Për hirë të korrektësisë, po e paraqesë një pjesë nga shkrimi i Epokës për Hashimin “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të hënën për në Britani të Madhe, ku në agjendën e tij ishte e paraparë pjesëmarrja në promovimin e librit të tij në Londër.

Nga zyra e Presidencës kanë arritur dhe pamjet e momentit kur vet personazhi kryesor i “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi -A Biography” shihet duke dhënë autografe për ata të cilët do të pranojnë librin që i dedikohet jetës dhe veprës së tij”. Pamja e rrejshme,  kronikë e thatë.

Ndërsa një ish moshatar imii i kohës kur ishim bashkë në shkollë si nxënës e studentë më shkruante “ O …. mos i prek grejazat me krane, se kta hora “i ka zâ gjaki” 1*

O tempora, o mores!

 Quousque tandem abutere, Catilina, patientia nostra? 2*

Rrugës së rrehun e grues së krehun, mos ju ndaj!

Mashtrusit e vjetër me marre të reja

Po kto ishin vetëm disa fjalë goje që dikur përdorej për ti këshillua të padishmit se udha më e largët është më e afërt.

 Ministria e re, ”Ministria e zëvendës ministrave”, kishte propozua me të drejtë nje deputet

Arben, je ka rren

Dhe mu në kohën kur mendoja me gjetur ndonjë fjalë se si ta mbylli këtë shkrim me ndonjë fjalë të zgjedhur, e hapi TV-enë një mbesa ime dhe doli Ramushi duke vrapuar. Më besonte me vinte keq se mos do të zë në thua e të rrxohet Ramushi por ai, vetë ka thënë ”jam si maca, gjithmonë bije në këmbë”! Edhe boshnjakët e duan Donikën (Reagon edhe Duda Balje: Nëna e Donikës është boshnjake, e duam në VAKAT” shkruan Bota sot, ”Idioti i madh!” nga e madhja Kimete Berisha që ma kujtoj ”Idiotin” e Dostojevskit. Ajo ndër të tjera shkruan ” Hashim Thaçi e krijon realitetin siç do vet, sepse mundet, sepse askush nuk e ka kokëfortësinë dhe vullnetin e tij që t’ia prishë qejfin dhe t’ia shkruajë një biografi të vërtetë, prej A-së deri në Zh. Gjithë këta ‘akademikë’ e dijetarë që i ka LDK-ja, ekspertë të heshtjes dhe indiferencës jetësore.

Që e lavdon veten, hajt, e ka sëmundje, e do veten me tërbim, pa kufij e pa racio,
si kafsha të vegjlit e tij, ama
që nuk i mjafton miti që ngrit për veten pa e rrëzuar një mit tjetër, këtë e bën njeriu patetik, i mundur dhe i lig.

Hashim Thaçi e paraqet Ibrahim Rugovën si pijanec, kurse mënyrën sesi e ka pirë rakinë ai, e përshkruan si mënyrë ‘serbe’ e të pirit raki.
Thuajse ka mënyra etnike të të pirit raki.
Sepse, mendja e ‘katunarit’, pa e krahasuar shqiptarin me të metat e serbëve, asnjë fyerje ndaj tij nuk është e mjaftueshme”.

Ama, edhe unë e teprova. Duhet ta le me kaq.

Nuk e kam harrua gjyqsorin e bashkë me ta as Azem Sylën e Fatmir limë dhe se si Hashimi u takua me spiunin francez ( … se në takimin e Thaçit me Macronin ishte edhe rekrutuesi i presidentit kosovar, Arnaud Danjean).

Për këto dhe të tjera, herën tjetër.

1* i ka zâ gjaki” dmth. Kur një vrasës ka lënë diçka nga vetja, plumb, sopatë ose rrobë sepse nuk ka mundur me ikur prandaj thuhej “E ka zënë gjaku”! Edhe tash kemi ngjashmeri. Mbi trupin e kufomave të Ramiz Hoxhës e Selman Binashitvrasët kanë lënë një letër” “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’i pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998. Por tash të gjithë “Shtabi” e mohojnë ato që kishin i kishin thënë atherë, apo qershiat që që vetë i kanë psh …, tash po i hanë.

 2* (përkth. I lirë ”deri kur, Katilina, do ta keqpërdorni durimin tonë.

Më mbetën merak që nuk munda me folur edhe për “Liderët e UÇK-së ia kanë shuar çdo shpresë vendit të tyre” shkruante një gazetë e Zelandës, Rrëfimi i errët për Presidentin Thaçi,

Malmö, 16 mars 2018