Të hënën hidhet shorti për kualifikimet në Kupën e Botës, Kosova në vazon e pestë

01.12.2020 15:01:58

Të hënën me 7 dhjetor në Zvicër do hidhet shorti për raundin preliminar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Shorti do organizohet në mënyrë virtuale për shkak të rregullave në mbrojtje kundër pandemisë së COVID-19.

Siç dihet skuadrat do jenë të ndarë në gjashtë vazo dhe Kosova gjendet në vazon e pestë.

Grupet do organizohet në 10 të ndryshme, nga A e deri tek J. Grupet A-E do kenë nga pesë skuadra secila, kurse grupet F-J nga gjashtë skuadra secila.

13 nga 55 Kombëtaret Evropiane do kenë mundësinë të kualifikohen në Botërorin e 2022 që mbahet në Katar.