Të humbësh identitetin në vendin tënd

23.03.2019 02:43:48

dr. Blerim Latifi

Paramendojeni situatën: jeton me shekuj në tokën tënde dhe një ditë të vjen dikush e të thotë : historitë tua, dhembjet tua në të kaluarën, heronjtë e tu, mitet tua, ëndrrat tua, mënyra jote si e mendon Zotin, botën dhe jetën, nuk vlejnë.

Ti duhesh t’i marrësh tregimet e mia për qiellin e tokën. Po si morre, të pret ferri mbi tokë dhe nëntokë! Kjo është logjika asimiluese e salafive dhe mercenarëve shqipfolës të tyre. Këtë logjikë, sot, më së miri e shohim tek sa e sa të rinjë të Kosovës, të cilët më shumë dijnë për betejat mesjetare të gadishullit arabik, se për betejat e paraardhësve të tyre. Tjetërsimi kulturor brina nuk ka!

Të humbësh identitetin në kushtet kur jeton në vend të huaj, ka njëfarë logjike sociologjike. Por, ta humbësh identitetin kulturor në vendin tënd, kjo tregon veç një gjë që nuk kemi as shtet serioz, as shkolla e universitete serioze, e as elitë kulturore që e meriton këtë emër. Apo thënë ndryshe : I kemi vetëm format e improvizuara të tyre!