“Të jesh apo të mos jesh”: Kollçaku shpall dilemën hamletiane për telenovelën VV – LDK

21.01.2020 19:21:07

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka shkruar një status në profilin e saj me të cilin i referohet qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka huazuar një pjesë të Hamletit “Të jesh, apo të mos jesh”, por ka ndryshuar pjesën tjetër nga “Kjo është pyetja”, në “A është kjo në të vërtetë pyetja”, shkruan lajmi.net.

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se mbajnë pozicionin e tyre dhe oferën karshi Vetëvendosjes ku do të ishte e domosdoshme të dorëhiqej ose shkarkohej Glauk Konjufca nga posti i kryeparlamentarit.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje qëndron në pozicionin e saj se nuk do të shkarkojnë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Një marrëveshje midis këtyre dy partive nuk duket afër, tani kur kanë mbetur edhe 14 ditë nga afati kushtetues për formimin e qeverisë.