Të jetojmë me përgjegjësi kombëtare

29.01.2017 14:32:54

Nikollë Kërhanaj

Në Ballkan kanë ardhur dhe janë vendosur popullësi të reja  nga më të ndryshmet. Është bërë Ballkani I shumë popujve shumemëror. Por populli Iliro-shqiptar ka mbijetuar duke e ruajtur etnitetin e vet të lashtë. Shqiptarët e lashtë (pellazgo-ilir) shtriheshin nga Deti Jon deri në veri të Detit Adriatik, nga perëndimi i Gadishullit të Ballkanit deri në thellësitë e tij në Danubin e sotëm.

Ilirët, për t’u mbrojtur nga Romakët, ndërtuan kështjella, kala e fortifikkata  për t’i mbrojtur vlerat  dhe identitetin e vet por edhe me një rezistencë ushtarake-luftarake, të cilat u shërbyen shqiptarëve edhe në kohët e mëtejme, në kohën e sundimit 500-vjeçar të Turqisë.Në periodën 500-vjeçare të pushtimit nga Turqia, kohë kur edhe kishat  katolike- Romake u përvehtësuan dhe ato  objekte fetare  u   tjetërsuan   në xhami e faltore turko-osmane, me ç’rast  themelet mbetën të  ritit katolik por pjesa e tyre  e jashtme ndryshoi duke u mveshur me  ate të ritit e fesë islame –myslimane por edhe të asaj ortodokse-sllave, për t’i humbur gjurmët e lashta  iliro-shqiptare.

Në  fakt, problemet vazhdojnë edhe në ditët e sotme:  Shteti aggresor rrënon çdo gjë: objekte fetare, kisha, xhamia, objekte të vjetra-historike, muzeume, objekte të kultit, për t’i humbur gjurmët e të mirave materiale  të një kombi e për ta zhdukur kulturën, historinë kombëtare dhe për ta mbivendosur të  vetën me të gjitha format por edhe me dhunë. Përditë, edhe sot ballafaqohemi me luftat psikologjike, kur Srbia planifikon për  ta ndarë Mitrovicën  përmes  urës e murit ndarës,  formimiit të komunave  kinse -me shumicë serbe, kështu pushtuesit  e   hershëm  tentojnë ta këthejnë pushtetin dhe kulturën e tyre në token shqiptare.

Asociacioni  i  komunave serbe  është  një “kancer” i pasherueshëm…Edhe Gjykata Speciale  është  një “pykë” që fillimisht dukej ledhatuese por sa më thell të hyjë bëhet shqetësuese. Ndërkaq, tani  në  ditët e  fundit, treni nga Beogradi  që tenojë  të hyjë në zemër  të Kosovës (në Mitrovicë) është një “hangjar” i cili çdo ditë i vret zemrat tona ? Për të gjitha këto, edhe ne jem paksa  bashkëprojektues ? Serbia ka agjenca të rrezikshme ndaj edhe  duhet një strategji e matur…  Në këto kohë përzierjesh politike,  edhe ndërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit, është një provokim me qëllime politike Në këtë kontekst, edhe rdërtimi i  i xhamisë   në kalanë “Rozafa” në Shkodër shkakton  konflikte ndërshqiptare. Në kalanë e Prizrenit. Bazamenti i saj është nga koha  pagane me elemente kristiane me mbishtresime të pushtuesëve  ndër  shekujt në vazhdim. Këto  zhvillime bëhen në kohën kur shqiptarët dhe bota shkonë nga qytetërimi  perendimor. Dhe disa njerëz tanë  “Trupin në Kosovë – trurin në Stamboll”.

Për fund: T’i kthehemi  vetvetës dhe  të vërtetës për të shtuar se çështjet problematike duhet zgjidhur e mbyllur me kohë nga se  krijohen probleme tjera të reja e të papriturat si në shtetin tonë ashtu edhe në botë për çka çdo gjë zvarritet  sepse  pushtuesit janë larguarr me trup ndërsa me mendje janë në Kosovë….Nuk duhet harruar se ne vuajmë nga dashuria   ndaj ideologjisë së huaj…?