Të kombinuar në çdo detaj/ “Mona parashikon surpriza për Ballën”

27.05.2019 21:22:20

Në një foto të publikuar nga fotografi Agim Rama në rrjetin social Facebook, shihen kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Kjo foto është realizuar vite më parë, kur dy partitë ishin në koalicion dhe paqe me njëri-tjetrin.

Të ulur dhe të qeshur, Kryemadhi duket që i tregon diçka Ballës, ndërsa ky i fundit e dëgjon me vëmendje.

Tanimë Kryemadhi është bashkuar me demokratët dhe në retorikën e saj politike e cilëson PS-në si të keqen më të madhe të këtij vendi, ku nuk mungojnë edhe sulmet e shumta në drejtim të Ballës.