TË LUTEM DJALL MOS VDIS, SE DO MBETEM PA PUNË!

15.06.2019 11:31:15

Një ditë ishte nisur djalli të shkonte të merrte pjesë në një Kuvend me rëndësi politike, që edhe ai të jepte kontributin e tij prej djalli! Në të njejtën kohë edhe një hoxhë ishte nisur të merrte pjesë po në ate Kuvend. Hoxha ishte i ftuar me detyrë, që ta bekonte kryetarin e partisë që kishte marr pushtetin! Djalli duke shpejtuar që të arrinte i pari ze n’thua dhe bie në një gropë dhe e then këmbën! Nga që kishte gjakderdhje të madhe nga frika se do të vdiste, filloi djalli të bërtiste e të kërkonte ndihmë! Për fat të djallit, aty pari kaloi hoxha që ishte nisur për të njejtin tubim! I degjon britmat hoxha dhe afrohet pranë gropës ku sheh të panjohurin që kërkonte ndihmë! Nga që edhe hoxha ngutej per tubim, i thotë të panjohurit që të priste aty pa levizur, se do njoftonte dikë që t’vinin e ta ndihmonin! Mos më le, i tha i panjohuri, kam shumë gjakderdhje, do të vdes! Nëse nuk më dërgon në Spital, do t’ju tregoj gjithë njerëzve, se hoxha më la në gropë! Hoxha ishte i gatshëm ta linte të panjohurin në gropë, por u kthye nga që kishte frikë prej fjalëve të botës! U këthye hoxha, ia zgjati dorën për ta nxjerr nga gropa te panjohurin, kur e shikoi ne fytyrë, ju duk sikur e njihte prej diku! Shih, i tha hoxha te panjohurit, sikur të njoh unë ty, të kam pa unë ty diku?! Po i tha i panjohuri, si s’me njeh ti mua!? Unë jam djalli, jam bërë tebdil, jam nis për t’marr pjesë në një Kuvend politik! Te lutem hoxhë mos më le kështu, kam shumë gjakderdhje, do te vdes, e luste djalli hoxhën! Po vdis i tha hoxha! Ku të jetë ajo e mirë që të vdesësh dhe të lirohet njerëzimi prej teje! E la hoxha djallin ne gropë dhe u nis rrugës! Prit, i bërtiti djalli, prit se e ke gabim! Nëse unë vdes, do vdes padituria, do vdes hasmëria, do vdes e keqja, e nëse vdes e keqja, ti do mbetesh pa punë! U ndal për një çast hoxha, u mendua dhe e kuptoi se djalli po i thoshte të vërtetën! U këthye hoxha dhe e morri djallin që ishte para vdekjes, e hodhi mbi shpindë dhe u nis për në spital! Rrugës për në spital hoxha i lutej djallit me fjalët: TË LUTEM DJALL MOS VDIS, SE DO MBETEM PA PUNË!

Fotografia e Ahmet Asani