Të martën shqyrtohet projektligji për Buxhetin 2018, të enjten Programi qeverisës

29.11.2017 18:10:11

Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, të enjten e javës që vjen, më datë 7 dhjetor 2017, Kuvendi i Kosovës do të diskutojë për Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, të martën më 5 dhjetor, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare me Bankën Botërore të cilat marrëveshje kanë qenë të negociuara nga Qeveria Mustafa