Të rinjtë e LDK-së: Mos na leni ‘mshelë’ 10 minuta më...

Të rinjtë e LDK-së: Mos na leni ‘mshelë’ 10 minuta më parë

14.02.2017 13:49:00

Të rinjtë e forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës organizuan sot aktivitetin me moton ‘’Mos na leni mshelë’’.

Ky aktivitet është mbajtur me qëllim  të  sensibilizimit të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i këtij forumi rinor, Fidan Rekaliu u bëri apel deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t’i lënë anash interesat e tyre dhe t’iu japin përparësi interesave të vendit,  që t’u mundësojnë të rinjve të Kosovës të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian.