Të rinjtë ndihmojnë fëmijët nga Hajvalia të cilët po mërdhinin nga i ftohti

11.01.2017 17:49:27
Një grup të rinjsh të njohur në Facebook si “Maniakët e Modës”, iu kanë dal në ndihmë sot familjes Xhaferi të cilët jetojnë në kushte tepër të vështira.
Shtatë fëmijët e kësaj familje po jetojnë të zbathur e pa bukë pa ndonjë shpresë për ditë më të mira, pasi që edhe babanë e kanë të sëmurë dhe të paaftë për punë, raporton lajmi.net.

Pas publikimit të lajmit për këtë familje skamnore këtë të rinj kanë marrë iniciativë për t’iu ndihmuar duke blerë produkte ushqimore për ta.

Për kushtet e jetesës së kësaj familje ka reaguar edhe komuna e Prishtinës e cila më pas është interesuar dhe ka kontaktuar me Qendra për Punë Sociale.

15970667_1212541668801578_1549428766_n