“Te shkruash Jeten, lere gjurmë në LETER, anasjelltas kur shkruan në Letër, lere gjurmë në JETE !

07.05.2019 16:17:54

Luan Kalana.

1- Letersia -Arti i Fjales -Te shkruash per fame, është njesoj si te vraposh pas hijes tende , qe s’e e arin dot kurre, të shkruash jetën ne art është lexueshmeri… -citon poeti Agim Shehu . E ritheksova këtë thënije, si prolog dhe prelud te shkruarit te krijimtarise artistike letrare, të rolit ,te vlerave e te misionit te saj ne jete si pararendese e progresit ne shoqeri. Nuk pretendoj se jam as poet e shkrimtar, apo kritk letrar, por nje shkronjes i thjeshte modest, ish një mesues letersie, qe gjithe jeten kam provuar të shkruaj, nuk jam perfekt. Ne krijmtari me ka ndihmuar, përvoja letrare shkollimi profesionalizmi ne degen e e gjuhes shqipe e te letersise, ku kam njohur e mesuar mjeshterine artistike letare por dhe zanati i mesuesise qe me ka inspiruar, krijimtaria letrare e nxenesve dhe studenteve te mij, hartimet dhe krijmtaria e tyre letrare e me talent. Ja keshtu, ecim dhe shkruajme, nga një ane duke njohur thelle jeten, duke germuar si nje arkeolog, nga ana tjeter duke lexuar pa nderprerje sa me shume libra edhe sot, si nje eksplorues qe viziton boten, (mosleximi mplak mendimin, shteron muzen), duke ngjasuar me nje pende qe, të cilet lërojnë me parmende token. Kemi levruar penen ne leter si ne avlemend, për të zgjedhur fjalen e shkruar, duke kërkuar “metaforen” edhe ne fund te oqeanit, ne thëllësinë e detit , margaritarin ne molusqet, kemi hedhur mendimet frazat ne proze poetike, ndryshe nuk mund te shkruash ,krijimtari artistike letrare. Duke lexuar nje poezi, nje poete e talentuar shkruante disa vargje ese, mesazh dhe altrernative,  se neqofte se nuk meson “gjuhen e luleve, diellit, te dhimbjeve te fytyres qiellore ”, qe i japin gjalleri e ngrohtesi jetes dhe poezise, nuk mund te behesh poet. Ndersa poeti modern lirik Rusi, shkon me tej, dhe e shtron si domosdoshmeri për poezinë të mesuarit e gjuhes te Galaktiva, per të vizituar yjet nderplanetare, se ndryshe perfundon ne meteor dhe zhdukesh. M’u desh kohe e gjate, gjyesem shekullore te mesoj kete gjuhe dhe ende jam nje shkronjes modest. Nuk mund te mohoj ,ndihmen pervojen letrare direkt apo inderekt, te poeteve dhe shkrimtareve te medhenj,duke ndjere nga afer fjalen e mjeshtrave letare si te poetit te pavdekshem Dritero Agolli, Nderi Kombit (shih fotot), të poetit kombetar Agim Shehu sot ne Zvicer, të pedagogut tim të Letresise dje dhe sot, poeti korcar prof. Vangjush Ziko, ne krijimtari te pareshtur ne moshe rreth 90 vjecare, sot me banim ne Kanada, me poezinë e tij lirike, klasike e moderenedh perkthime, duke u zhyter si nje pulembar ne thëllesinë e akullnajave të polit te veriu e del ne sipafaqe te ajsbergu, per te kerkuar “lulen e bores”,bukurine e Jetes,pa haruar dhe ”lendinen e loteve” te qytetitit te tij j,te serenatave,-keshtu shkruhet poezia ,pohon “ustai”, na porosit shpesh here, me eset-t etij të rinovuara, ”maestroua” mjeshtri i estetikes metrike te poezise. Kjo ka qene jo vetem avantash por një shtytes , katalizator si thone ne reaksionet kimike, për te shkruar.por asnje here s’me ka shkuar ndermened ,edhe sot ,se do behem nje dite poet e shkrimtar, por thjesht një publicist letrar. Te shkruash, krijmatari letrare eshte art me vete, Letersia është pjesë e artit, vec pasionit duhet të kesh talent. Frymezimi, ”muza”letrare qe buron nga shpirti krijues, kerkon dhe mjeshteri artistike.I permenda keto fraza fraza teorike dhe pervoje letrare, jo per ti thene Stop, talenteve te reja dhe krijuesve letrare,por perkundrazi per ti inkurajuar,ti nxitur me vullnet e durim,pasi cdo gje e mundshem eshte e kapur. E njoh veten nuk jam i talentuar, prandaj shkruaj me shume ne proze, se poezia do talent te lindur ashtu si byrazeri im ,kolegu ,bashkefshatari im vishocicari devolli, poeti famos lirik i Korces dhe i Shqiperise, i madhi Skender Rusi. Koj ka qene dhe eshte mendesia ime e te shkruarit, thjeshte pa ndonje filozofi ,me gjithese e njof dhe filozofine ne teori se dhe per kete kam studiuar e mbaruar dhe me ka ndihmuar.Kam kapur nje teme te thejsht pa fantazi ,te shkruaj jeten, jo rutinen,por ta kerkoj ta zgjedh te bukuren e saj ,ne te mire e ne te keq ,me vizionin e se ardhmes ,per te lene gjurme ne brezat qe do vijne,ja ashtu si bleta qe mbledh nektarin nga lulet “me te mira” dhe derdh mjalte ne zgjoje,ne kuptimin figurativ ,pa u mburur.. Personazhet e mij nuk jane heronj te absolitizuar ,por njerzit me te thjeshte ,punetore fshatare,ndertues ,bujq blegrore, shofere, nxenes, nena amvisa, baballare te mencur .

2-Pervoja Jetesore Kam rendur e vrapuar neper ugaret plisat e fushave ,kodrave maleve ne tere Shqiperine ,shkolle me shkolle, ashtu si Devollin qe e njoh me dhembe e dhemballe dhe kam shkelur me pellembe ,por edhe tere Shqiperine nga Veriu ne Juge,si mesonjes .Aty kam,gjetur e takuar e pershkruar personazhet e mij ,tokesore. Kush me bukur se poeti popullor Dritero Agolli,i ka kenduar dhe thurrur himne e lavdi Baballereve tane trima te pavdekshem,te mencur e punetore ,qe nuk u perkulen kurre ne jete.Ndoshte kjo eshte arsya qe lexuesit e dashamiresit e shume te shkrimve te mija ,gjejne veten e tyre ,jeten e tyre si personazhe te vertete e reale.”Ne ate bote te vogel ,ne perceptojme permast e botes te madhe”-thekson shkrimtari i shquar dhe mjeshter i kritkes letrare ,Mark Simoni .Mendoj se ky eshte dhe celesi i suksesiti te krijimeve ,shkrimve te mija modeste ,qe kerkohen e ripostohen e botohen ne internet e ne libra. I permenda te gjitha keto si parentese ,qe ne rugen e suksesit ,te krijimtarise time te thejshte letrare ,nuk kam qene vetem,perkundrazi mes kolegeve shokeve krijues por dhe lexues te pasionuar,qe me kane postuar e botuar shkrimet mija.Pra thjesht ,pa mburje ,nuk e kam reklamuar apo shitur “mallin” ne pazar,por ma kane blere pa e hedhur ne treg.Sinqersiht kam qene dhe jam i befasuar edhe sot. Nuk e i kam njohur me pare, as nuk i kam takuar edhe sot fizikisht, por thjesht miqesi vitruale, letrare. Dhe keta jane te shumte, po permend veten disa ne shenje respekti e mirenjohje duke i konsideruar, si pjese perberes, bashke autore, të krijmatrisë time letrare. Do te vecoja shkrimtarin e redaktorin letrar të botimve të librave të mija , mjeshtrin artist Kosta Nake, filimisht me postimet ne gazeten “BILISHTI’ pastaj “EORDDE” e deri ne botimin e librave te mija ,pa qene une prezent ne asnje rast me shtypshkronjen, Me Kosten u njoha e u takova pas pesembedhjete vjetesh. Të njejten gjë mund të them për Devolliun e përkushtuar me origjinë, por i ritur ne Kavaje, inxhinjerin elektronik me banim ne Athine, Greqi, Emberjet Metolli, ose shkurt Miri Metolli, me websaitin dhe portalin e internetit Devolli.net. aq të degjuar dhe lexuar menaxheri e administratori i Radio Devollit qe degjohet ne tere boten, autor dizenjator i kapakeve te librave te mij. Me Mirin ede edhe tani pas 20 vjetesh e kusur, ende nuk jam takuar, bile ai ka shkuar Vishocice me familjen e tij ka parë Mamane time,i jam borxhli per jete. Kështu mund të përmend me rradhë , recesionostin e shkrimeve dhe botimmeve te librave ,shkrimtarin Agim Bacelli me banim ne New York,i cili më klubin letrar korcar , Bota e Re, hapi portat e klubit, për postimin e të gjitha shkrimve te mija, nje privilegj i madh per mua dhe inspirim cilesor letrar. Te me falni se meritojne vlersime edhe te tjere,miq e shoke kolege, qe ede nuk i kam njohur, e pabesueshme për lexuesit, qe postojne shkrimet e mia, si z.Gezim Marku me websaidin “Zemra Shqiptare”, si dhe poetin Vullnet Mato, Namik Selmani, znj Ermira Babamusta, me “Prishtina.press” e te tjere si deri me sot ende nuk i kam njohur si, z.Gjin Musa, z.Rexhep Kastrati, z.Niman Hoxha, z.Fatmir Terziu, z.Agron Shele, z,Albert Zholi me websaidet portalet dhe gazetat e tyre,e te tjere. Do te vecoja foleset e talentuara te Radio Athina ne shqip,Bardha Mance,me intervistat e saj, znj.Anila Gremi Kushova ,te Radio Londres e te tjere. Do ti mbetej hatri po mos permendja bashkepunimin me artisten poete atdhetare , znj Zamira Korance, bashkeautore te librit “Antologjia Poetike Kombetare” I Gj K.Skenderbeu si dhe tani me ‘Antologjia Poetike Kombetare” II Ismail Qemali,qe shte gati per botim. E pa kursyer ka qene dhe ndihma dhe mbeshtetja e poetes devolleshe me banim ne Washington DC,znj.Merita MecCork (Bajraktari) ne propgandimin e krijimtarise time letrare ,te librave te mij,ne mediat amerikane,sic nuk eshte rasti ,futja e librave te mij ne inventarin e Biblotekes Kombetare te Kongresit Amerikan ne Washington. Do te theksoja dhe bashkepunimi me stafet e Biblotekave amerikane ,më shkrimtarin dhe senatorin amarikan prof.Bob Graham ketu ne Florida, të publicistes Nancy Caren, e te tje. Për në fund, pa e e mbaruar listen kam lene, bashkepunimin dhe inspirimin ne postime si dhe botimet ne Antologji Poetike Boterore,me Presidentin e Pegasi Albanmian, shkrimatrin univesal Porf .Kristaq Shabani. kandidat per cmimin NOBEL ne Letersi. Nuk do le pa permendur se e meritojne, si pjesë e krijimtarisë time, edhe ata artiste poete e dizenjatore qe kane percjelle postimet tona te shoqeruara me fotot dhe imazhet nga më të bukura , terheqese dhe te lexueshme duke merituarnje falenderim special,si poeti artist Rame Smajli, Genci Hysi, Lazri Viky, Oltjon Nebiaj, Igbale Maluku, Lindita Kopliku,Rudina Papajani, Floriri Z Petra,Seli Murati e shume te tjere. Ne rrugen e suksesit, asnjë here mos ndalemi, për të arritur te pamunduren ne krijimtari, nuk duhet te mbyllemi vetem ne “kullen e fidlishte”te krijmtarise, por te dalin jashte ,t’i paraprijme jetes ne mjediset sociale, por vecse, nuk duhet të harrojme, pa shkruar me anesi, se artisti shkrimtari poeti nuk duhet te jete i grupimeve shoqerore te majta e te djathta, as ti perkase Partive,por ideali i tij eshte Liria ,Paqja ,ai duhet te jete qytetari i Planetit. Me ka ndihmuar edhe fati ne akumulimin e nxitjen e pervojes time letarare ,duke kaperxyer,ne kohe e ne hapesire,midis dy kontineteve Europe dhe Amerike,te ndeshem me dy sisteme antgoniste ,kalimtar midis dy shekujve ,te shek.XX te Luftes dhe shek.te ri XXI te Paqes te shpreses. -Te shkruarit si mergimtar, pozicion dhe pergjegjesi i dyfishte për një shkronjes, njeri me dy Atdhe,duke i meshuar me një peshë rëndese penes dhe artit të të shkruarit, me ndjenje dashurie te pakufushme per vendlindjen, disi e cuditshme per vendin Ame, dhe mbijetese me ropatje per te jetuar ne nje vend te huaj, e pabesueshme per lexuesit ne Shqiperi,duke i paraprire te ardhmes ,ndergjegjesimit te gjeneratave te reja,me pare te prinderve ,pastaj te femijve ,mbesave e niperve, ne mbrojtje nga asimilim kombetar ,per te mbajtur gjalle traditat dhe gjuhen shqipe,qe krijimtaria artistike letrare te jete totalisht, pishtar i shqiptarizmit, i paqes dhe vellazerimit njerezor.

3- Shkronjesi dhe Mesazhi -Krijuesi letrar,shkronjesi le gjurme te gjeografise te jetes se tij, të lidhjeve sociale me mjediset ku ka jetuar, pa dyshim kjo eshte lidhje dialektike thelbesore ,qe e ben me te besuseshem tek lexuesi,por duke dale paralelisht nga njohja lokale,ne sferen tjeter te njohje globale, kjo do te rise nivelin cilesor ne gamen e krijimtarise e do te beje pergjithesime artistike reale me vizionin e se ardhmes. Leteria si arti i Fjales, duhet të jete pejese e Jetes,e kohe se lire të lexuesit,e kuptueshme dhe frymezuese,te largoje stresin dhe rutinen,monotonine e perditshme ,pjese e ushqimit te shendetshem shpirteror te Njeriut. -Si rjedhim ,sot ne kohet moderne,edhe Letersia ,si arti i fjales,eshte shndreruar ne njefare menyre ne biznes, kështu qe kur hedh ne treg per botim ne leter apo postim ne skrinet e e internetit poezine ,ta zeme,p.sh.qumeshtin jo te gjithin ,por vetem ajken, kjo pelqehet ne treg dhe per kaq eshte i interesuar lexuesi.No Koment ! Pra motoja letrare eshte e thjeshte: – “Kur shkruan jeten ,lere gjurmë në leter dhe anasjelltas ,kur shkruan ë leter ,lere gjurmë në jetë.” .Pervoja letrare shumevjecare ka rezultuar se “Ajo qe mbetet nga shosha e jetes, dhe lexohet ne jete tejeteve ,ajo eshte krijmtari e vertete.”,nje epitaf dhe lajtmotiv per shkrimtaret  e poetet. Mirenjohje dhe borxhli per jete kolegeve ,lexuesve ,inspiruesve ,postuesve, sponsoreve dhe botuesve te mij,per krijmtarine tone letrare e modeste ,qe pa ata sinqerisht ne do te ishim shkronjes te rendomte dhe te palexueshem

Shkronjesi Modest -Luan Kalana-Florida SHBA.

E-mai :lumeka48@yahoo.com