Të shtëna armësh brenda dyqanit të Apple, klientët e tmerruar fshihen nën karrige e tavolina për ta shpëtuar kokën (Video)

28.06.2017 22:03:20

Ky është momenti rrëqethës kur klientët që ishin brenda një dyqani të Apple tmerrohen nga frika dhe fshihen nën karrige dhe tavolina, pasi dëgjojnë disa të shtëna të armëve.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në një dyqan të Apple në New York, ndërsa persona që kishte shtënë me armë është identifikuar si Tasheem Maeweather i cili këto ditë është dënuar me shtatë vite burg.

Pamjet e publikuara nga policia janë marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda dyqanit, ku shihen dhjetëra qytetarë të frikësuar që vraponin si të çmendur për ta shpëtuar kokën e tyre nga ndonjë plumb i mundshëm.

Personi që kishte qëlluar me armë është duke vuajtur edhe një dënim tjetër prej nëntë viteve burgim, pasi kishte shkelur lirimin me kusht.

Të shtëna armësh brenda dyqanit të Apple, klientët e tmerruar fshihen nën karrige e tavolina për ta shpëtuar kokën (Video)