Të shtëna armësh në afërsi të një shkolle të mesme në Kaliforni, plagoset një 17-vjeçar – policia arreston sulmuesin

23.10.2019 10:14:16

Policia amerikane ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë në afërsi të një shkolle të mesme në qytetin Santa Rosa, në veri të Kalifornisë ku mbeti i plagosur një person.

Gjatë të shtënave ishte plagosur një 17-vjeçar kurse pas tretmanit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë John Kregan, transmeton Telegrafi.

Policia është duke kërkuar revolen që ishte përdorur gjatë incidentit, që është cilësuar si “rast i izoluar”. E deri të shtënat kishte ardhur kur në afërsi të një shkolle të mesme në qytetin Santa Rosa, dëshmitarët okularë mbetën të habitur kur panë sulmuesin duke shkrepur katër plumba nga revolja dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

“Nuk dihet nëse i dyshuarit dhe viktima njiheshin mes vete”, ka shtuar zëdhënësi i policisë.