Të shtëna armësh në një xhami në Cyrih, tre persona të plagosur (Video)

19.12.2016 22:14:23

Pas sulmit që ndodhi në Berlin një tjetër ka ndodhur në qytetin e Cyrihut.

Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në një xhami në Cyrih duke lënë të plagosur të paktën tre persona raportojnë mediat lokale, transmeton Telegrafi.

I dyshuari është një burrë rreth moshës 30 vjeçare, i cili menjëherë pas të shtënave ka ikur nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur policia.