Të shtëna armësh ka pasur mëngjesin e së dielës në Ohajo të SHBA-së, në qytetin Hamilton.

Sipas orës së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të këtij mëngjesi.

Thuhet se nga këto të shtëna kanë mbetur të vrarë dy persona, por mediat raportojnë se mund të ketë më shumë viktima.

Gjuajtjet janë dëgjuar në një lokal dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka informacione tjera më të hollësishme lidhur me rastin.