Të shtëna me armë në Kanada, 1 i vdekur dhe 13 të plagosur

23.07.2018 09:47:37

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një restorant në Toronto të Kanadasë, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 13 të tjerë. Sipas dëshmitarëve, një burrë i veshur me të zeza ka qëlluar me armë në drejtim të personave që ndodheshin aty.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10 të mbrëmjes së djeshme. Dëshmitarët thanë për mediat e huaja se kanë dëgjuar 15-20 të shtëna me armë.

Mes personave të plagosur raportohet se është edhe një fëmijë rreth 9 vjeç. Vetë autori i ngjarjes vdiq në shkëmbim zjarri me policinë.