Të shtëna me armë në mes dy grupeve, plagosen dy persona

28.04.2017 10:42:37

Dy persona janë lënduar nga të shtënat me armë që kanë ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve në Prishtinë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Dy personave të lënduar iu është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes nga ndihma e shpejtë, të cilët më vonë janë lirohen. Ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ata janë të njohur për policinë”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Rasti i dedikohet hetuesisë.