Të shtëna me armë në SHBA, një i vdekur, shtatë të plagosur

25.09.2017 00:04:58

Një person u vra dhe 7 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një kishë në Tennesse të SHBA-ve.

Mediat amerikane raportojnë se të shtënat janë dëgjuar në kishën Chapel, jashtë qytetit të Nashville.

Në vendngjarje mbërritën forcat të shumta policia dhe ambulanca.

Zëdhënësi i policisë së Metro Nashville, Don Aaron u tha gazetarëve se shërbimi i kishës sapo kishte përfunduar, kur “një person i armatosur mbërriti në parkingun” dhe vrau  një grua që shkonte në makinën e saj.

Më pas agresori shkoi në kishe dhe hapi zjarr, duke plagosur edhe personat e tjerë.

Policia e Nashvilit tha për Fox News se një person është hoqëruar në polici.