Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 20-vjeçar

06.12.2016 22:57:32

Të shtëna me armë ka patur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas burimeve, një person 20 vjeç është plagosur me një plumb në këmbë.

Ai është Ilfat Haxhija, i cili është dërguar në Spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve. Ende nuk dihet motivi dhe rrethanat e ngjarjes.