Të shtëna në Paris, dy persona të plagosur

26.09.2016 16:54:40

Një person i panjohur ka shtënë sot para një supermarketi në vendin e quajtur Por-Marli në Paris, duke plagosur rëndë dy persona, pas së cilës sulmuesi është mbyllur në banesën e tij, ndërsa operacioni është duke vazhduar, bëjnë të ditur mediat franceze.

Reuters duke u thirrur në deklaratën e zëdhënëses së Prokurorisë bën të ditur se ky sulm “nuk ka lidhje me terrorizmin”.

Personi ka arritur me veturë në supermarket ku ka hapur zjarr në arkëtaren dhe kolegun e saj.

Të dy me plagë të rënda janë dërguar në spital.

Mediat në Francë bëjnë të ditur se sulmuesit është një pensionist që në këtë pjesë të Parisit jeton tash e sa vjet ku pas të shtënave ka ikur dhe është barikaduar në banesën e tij ndërsa në veturë është gjetur një pushkë.