Të shtëna në Skenderaj, plagoset një person

21.09.2016 17:52:53

Një person ka mbetur i plagosur sot pasdite në qendër të Skenderajt, pasi në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Mësohet se personi i dyshuar që ka shtënë në drejtim të viktimës ka përfunduar në pranga të policisë.

Plagosjen  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Plagosja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Skenderaj. Policia i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se ende nuk dihen motivet e kësaj plagosje