Të shtënat si në filma në Velipojë, policia gjëmon një prej autorëve në pyll dhe …

23.07.2020 23:26:20

Velipoja është tronditur mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja është dukur si një skenë filmi, pasi nga raportimet e para thuhet se zjarri është shkëmbyer midis dy makinave në ecje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe gjatë ndjekjes në pyll ka kapur njërin nga autorët së bashku me mjetin.

Më herët u raportua për një të plagosur që u largua nga vendngjarja megjithatë asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë e për sqarimin e rrethanave. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.