Të shumtë jemi ata të cilët e ditëm çfarë do të thotë i pari i diplomacisë Serbisë, Ivica Daçiq

11.06.2019 09:07:02

Nga Xun Çetta

Jo vetëm unë, por të shumt jemi ata të cilët mirë e ditem se çfarë do të thot Shefi i diplomacisë Serbe, Ivica Daçiç në seancën e këshillit të sigurimit (KS të OKB-s ) ku po  raportohet mbi punën tremujore të UNMIK-ut në Kosovë.

Të gjitha vlimet e pa kordinuara dhe të pa matura tash sa muaj a vite në politikën e Kosovës pa i numruar ato, ishin vet paralajmërimi i sakt për ta dijt se çfarë do të thot Daçiçi apo perfaqsues tjer Serb në këtë seancë më rëndësi për Kosovën.

Ai në këtë seancë ka akuzuar Kosovën dhe politikën zyrtar të sajë për mos implementim të marrëveshjeve të Brukselit !!! Tash nuk e dim a i kopjoj Daçiçi politikan tonë apo këta të fundit tash sa kohë na flasin për mos zbatim të marrveshjeve të cilat po i bënë Serbia ?

Ai, më dinamizëm diplomatik në këtë seancë tha :

,, “Deklaratat e Thaçit na bëjnë të pyesim vehtën se çfarë kemi bërë deri më tash. Pyetja është, a ka qenë dialog ky ? Serbia ka kërkuar dialogun, por ky është ofendim edhe për bashkësinë ndërkombëtare derisa nuk janë implementuar marrëveshjet e më parshme. Si partner i përgjegjshëm Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, por përfaqësuesit e Prishtinës ( pra Kosovës, nderhyrja ime ) kanë thënë shumë qartë se nuk do ta zbatojnë dhe kanë kërcënuar BE-në se do të bashkohen me Shqipërinë dhe t’i aneksojnë edhe tri komuna të Serbisë. Kush mund të na bindë se Prishtina ( pra Kosovës, nderhyrja ime ) nuk do të sillet në të njëjtën mënyrë edhe në të ardhmen. E tash po vijnë edhe kërcënimet e kryeministrit të Shqipërisë për bashkim me Kosovën”, kështu tha Ivica Daçiçi.

Daçiç nuk e la pa shtruar dhe trajtuar edhe ndëhyrjën e policisë sonë në veri të vendit dhe nder tjera ai thot :

,, Asnjë forcë e sigurisë nuk mund të shkojnë në veri pa e njoftuar KFOR-in, gjë e cila nuk është bërë më rastin i nderhyrjës së policisë në veri të Mitrovicës  dhe si pasojë, dy pjesëtarë të UNMIK-ut, ku njëri prej tyre, edhe është rrahur, arrestuar, maltertuar dhe shpallur person non-grata“

Pra e kishte fjalën për Rusin të cilin e liruan menjëherë pa e hetuar mirë, rast ky të cilin po e trajtojn dhe hetojn formalisht nderkombëtarët.

Ai, pra Daçiçi nder tjera në fjalën e tij tha dhe këtë :

,, “Tani as anëtarët e UNMIK-ut nuk janë të sigurt në Kosovë derisa pjesëtarët e tij janë të padëshiruar nëse nuk i shkojnë përshtati Prishtinës  ( pra Kosovës, nderhyrja ime ). Pa kurrfarë turpi, Prishtina  ( pra Kosovës, nderhyrja ime ) i ka ofruar misionit ta rishqyrtoj prezencën e vet në veri. Ne jemi shumë larg nga situata stabile në Kosovë. Rrezikshmëria e situatës atje mund të jetë e kushtueshme dhe se këto zhvillimet e fundit tregojnë se askush nuk mund ta marrë përgjegjësinë e këtij rreziku dhe se, Prishtina  ( pra Kosova, nderhyrja ime ) po planifikon një sulm tjetër në veri” unë kërkoi që kjo të parandalohet që mos të shkaktohet edhe një gjakderdhje e re ” tha Daçiç.

Ky politikan nuk ndalët më kaq, ngase kishte mbushur qantën më materiale të perpunuara dhe klasifikuara mirë për këtë seancë dhe nder tjera aj vazhdon e thot :

,, Një gjë e tillë ka bërë për dialogun që ai të bëhët i pamundur për shkak të fajit të Prishtinës  ( pra Kosovës, nderhyrja ime ) e cila vazhdimisht ka krijuar pengesa të njëpasnjëshme tani edhe përmes vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe, thjesht Prishtina  ( pra Kosova, nderhyrja ime )bën hapa të tillë për të mos ardhur deri te dialogu a Serbia do të vazhdoj për zbatimin e objektivave pa ndryshimin e mandatit të UNMIK-ut. Nuk mjafton që negociatat të vazhdojnë në këto momente ngase nuk kemi partner serioz për një dialog  të prgjegjshëm. Si mund t’i heqim pengesat kur njëra palë vendos penegsa. Prishtina  ( pra Kosova, nderhyrja ime ) ka vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe që nuk ndodhë askundi në botë“ kështu luajti lojën e tij Daçiçi

Daçiçi e ruajti për në fund penalltinë e autogollit të deputetës Flora Brovina siq e kam quajtur ditën e parë të skandalit sajë ,,Brovina Skandal“

Ai, pra Daçiçi duke dhënë golin e fundit nga penaltia e diplomacisë tha :

“Deputetja Flora Brovina në Kuvendin e Kosovës ka prezantuar një fotografi para mediave në atë  Kuvend si provë se gjoja përdhunimit nga forcat serbe, dhe pas hulumtimit u nxorr perfundimi se fotografia e prezantuar ishte falso, ajo foto nuk ishte fare si rast i bërë në Kosovë. Drejtësia për viktimat duhet ta arrin dhe bënë punën e vet por jo me keqpërdorime të tilla  dhe prezantime të  rrjeshme. Ajo më atë rast ka fyer të gjitha vitkimat. Serbia e dënon secilën vepër të dhunës seksuale në konflikt ( Luftën e fundit në Kosovë , nderhyrja ime ) dhe kështu Serbia bënë thirrje në drejtësinë. E për këtë punë duhet qasje racionale. Numri i viktimave nuk e zbut efektin dëmtues, por manipulimi me shifra është dëmtues”

Këto ishin pikat më të perzgjedhura nga Ivica Daçiç për këtë seancë e që shumë nga ne, kemi pritur të mos ndalët vetëm më këto perzgjedhje ngase, kaq muaj më radhë ka puasur tepër aventura politiko-diplomatike Kosovë-Serbi dhe kjo na bënë të dyshojm se dikush u ka nderhyer në mes për ta hudhur topin sa tëk njëra e sa tëk pala tjetër per ti bërë poena politik njëra tjetrës para pupujve tyre.

E unë tani shtroj pyetjën : Kush kujt ja qiti topin e diplomacisë që ta shytoj Serbia në këto situata të cilat duhet ti kalojm ndryshe?

Pse Daçiçi dhe politikanë Serb nuk thojn lufta në Kosovë por e quajn konflikt ! kjo nuk na befason ! kështu tashmë e quajn edhe miq të Serbisë nga faktori nderkombëtar të cilët e kan dominuar dhe sviduar këtë shprejhe për hasape tjera, por jo rrallë i dëgjojm edhe politikan tonë ta perdorën po këtë terminologji të qellimshme.

Pastaj pa dallim kritikave dhe verejtjeve që kam në politikan tonë, unë nuk po ndihëm mirë pse këta politikan lejojn që para syve tyre të thuhët ,,Dialogu Beograd-Prishtin“ e mos thuhët Kosovë.-Serbi, pastaj pse lejohet të thuhët ,,perfaqsuesit nga Prishtina“ derisa ata nuk perfaqsojn Prishtinën por Kosovën ?

Këto parapergadisin bisedimet sikur po flasim për probleme të pushtetit lokal ku Kosova na qenka Serbi.

Tani po pres mos pa vazhdon transmertimi i seancës së KS-OKB-së siq na u tha në fund të lajmeve por deri me tani atë nuk po e transmetojn.

Luzern 10.06.2019