Të vërtetën për vdekjen e Astritit nuk mund ta bllokojë as Albini, as Toma dhe askush tjetër!

15.11.2016 22:28:15

Nga Rexhep Kastrati

Është e qartë se e vërteta për vdekjen e Astritit është marr vesh qysh kur është kryer ekspertiza mjeko-ligjore me praninë e ekspetëve të familjes, të sektës okulte të Albinit dhe të Tomë Gashit, por është marr vesh edhe në një debat televiziv ku ndër të tjerët ishin edhe kryeprokurori i Prokururisë në Prizren, Sylë Hoxha, edhe Tomë Gashi. Në atë emision Toma mbeti si guak dhe nuk pat mundësi me asgjë të vinte në dyshim ato që thoshte Sylë Hoxha, vetëm sillej e mbështillej si një i humbur dhe i zënë ngusht. Pra, praktikisht e vërteta për vdekjen e Astritit dihet, dhe këtë e di edhe Toma, edhe sekta okulte e Albinit, edhe familja Dehari. Dhe kjo e vërtetë lidhje nuk ka me pallavrat që po i bën Toma, as me demagogjinë e zakonshme të sektës okulte të Albinit. Dhe kjo e vërtetë është e papërgënjeshtrueshme dhe e pacenueshme. Përdorimi politik për të manipuluar opinionin, është arsyeja kryesore që e shtyn sektën okulte të Albinit të bëjë gjithçka që të pengojë zbardhjen e së vërtetës në aspektin procedural. Mirëpo, opinioni, i cili, po ashtu, tashmë e ka të qartë se sekta okulte e Albinit rrenën e ka mjetin e saj kryesor, po e sheh edhe Tomën që nuk po i pret sakica me një vend dhe po bën lojëra fjalësh ndër më të pabesueshmet, po i sheh me neveri përpjekjet e mëdha të tyre për të penguar zbardhjen e plotë të të vërtetës. Prandaj, nuk u ka mbetur gjë tjetër, pos që të përpiqen të vënë në dyshim objektivitetin e insititucioneve përkatëse që po kryejnë analizat dhe hetimet për vdekjen e Astritit, përkatësisht të imponojnë pazare politike për të mos e zbardhur plotësisht të vërtetën. Mirëpo, është e qartë se këto përpjekje janë të kota, pasi që autopsia është bërë në prani të ekspertëve të caktuar nga familja, nga sekta okulte e Albinit dhe në praninë e Tomës, dhe si të tilla nuk janë kontestuar, por përkundrazi janë vlerësuar si shumë transparente. Dhe derisa ata vetë i kanë vlerësuar lartë, edhe opinioni nuk ka pse të dyshojë në objektivitetin e ekspertizës mjeko-ligjore që është kryer, as në rezultatet e saj. Në anën tjetër, nëse dikush mund të ketë dyshime, përfshirë edhe sektën okulte të Albinit, familjen, apo edhe vetë Tomën, mund të kërkojë gjetjet dhe provat dhe të bëjnë hetim çfarë të duan. Pra, janë të gjitha mundësitë që e vërteta të dalë e plotë dhe e pakontestueshme. Në një situatë të tillë, dalin blofe, pallavra dhe mjerim politik e njerëzor të gjitha përpjekjet për të politizuar vdekjen e Astritit. Qasja ataviste e prerjes së kokave pa pasur asnjë provë, dhe duke shkelë çdo normë ligjore dhe procedurale, qasja ataviste e diferencimit të vdekjeve, duke bërë dallim ndërmjet vdekjes së një të burgosuri dhe të një të paraburgosuri, përpjekjet për të fshehur vizitat e bëra nga komisarë politikë të Albinit  te Astriti, për të fshehur mbikëqyrjen e takimeve të Astritit me prindërit e tij, përpjekja për të rrejtur lidhur me gjoja keqtrajtimin psikologjik të Atdhe Arifit, dhe pallavarat që po transmetohen nëpër studio televizive, nuk janë argumente për të kontestuar objektivitetin e rezultateve që pritet të bëhen publike.