Të vjetrit e LDK-së nuk e lëshojnë ‘fronin’, Muhaxheri rizgjedhet në Pejë e Rugova në Istog

06.07.2019 13:45:34

Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Istog dhe në Pejë.

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së në Istog e ka rizgjedhur kryetar të degës, Haki Rugovën. Punimet e Kuvendit të Nëntë Zgjedhor në Istog i përcollën dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.Ndërsa, kryetari aktual i degës, Haki Rugova mori besimin edhe për një mandat tjetër katër vjeçar të udhëheqë këtë parti, e cila qeveris me Istogun që nga viti 2000.

Ndërkohë, Gazmend Muhaxheri do të vazhdojë edhe një mandat ta udhëheq degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.

Delegatët e Kuvendit  Zgjedhor të Degës së LDK-së në Pejë, kanë rizgjedhur Muhaxherin kryetar të kësaj dege edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

Në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, ku ishin të pranishëm edhe deputetët Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj, kryetari aktual i degës së Pejës, Muhaxheri, mori besimin e delagatëve për t’i prirë LDK-së në Pejë.