Të vrarët në Krushec të Pejës

22.07.2017 14:50:03

Mbrëmë në fshatin Krushec të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër. Vëllezërit i përkasin familjes Berisha nga fshati Kosuriq i kësaj komune.

Ndërsa tashmë është bërë i ditur edhe identiteti i të vrarëve. Ata janë R. Berisha dhe A.Berisha.

Mësohet se dy viktimave që u vranë mbrëmë, 11 vite më parë, u ishin vrarë edhe dy vëllezër.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Ndërsa Policia në Pejë akoma nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me rastin që ka ndodhë mbrëmë rreth orës 22:00.