Teatri kombëtar i Maqedonisë me aksion për ndihmë të zonave të prekura

17.08.2016 18:24:47

Teatri Popullor i Maqedonisë të premten do ta fillojë aksionin humanitar për ti ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet e 6 gushtit.

Drejtori i Tetatrit Dejan Projkovski deklaroi se aksioni i quajtur “Teatri i humanizmit dhe solidariteti” do të fillojë me këtë të premte në orën 20 me një stand-up komedi të Sashko Kocev dhe do të përfundojë më17 shtator me premierën “Odiseja e ndërprerë”.

Aktori Sashko Kocev me këtë rast i ka ftuar të gjithë qytetarët e interesuar të vijnë në teatër me qëllim që ti ndihmojnë zonat e prekura nga vërshimet.