Teatri, një vjedhje lukunish”, Berisha: BE vuri 13 kushte për negociatat

05.07.2018 13:29:06

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë sallës së Kuvendit lidhur me çështjen e negociatave dhe Teatrit Kombëtar, duke akuzuar pasardhësin e tij Edi Rama se do të ‘ekzekutojë’ një simbol kombëtar.

Sipas Berishës është jashtë çdo kodi, rregulli dhe morali, që qeveria sjell në Kuvend pr/ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, në momentin kur BE shty negociatat për në fund të vitit 2019”.

Ai theksoi se negociatat madje nuk do të hapen as deri në gjysmën e dytë të 2021. Por ai insistoi se ky vendim i vendev anëtare të BE-së për shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë, duhet ta shtynte kryeministrin të vinte në Kuvend me një platformë për të garantuar përmbushjen e kushteve të vendosura.

“Në vend që të paraqitet sot në Kuvend me një plan të studiuar për të adresuar 13 kushtet e KE, paraqitet ligji për ekzekutimin e Teatrit Kombëtar. Nga një njeri, i cili udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje të arrirë në artin e kulturës shqiptare. Vetë i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar zhgaravit gjithë jetën pa asnjë sukses. Shqiptarët presin çfarë do të bëjnë këto institucione pas goditjes të tmerrshme që morëm. Pas përcaktimit të 13 kushteve kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një axhendë. Të vjedhë çdo minutë, çdo orë çdo minutë. Kjo që ndodh me tetarin është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Është abuzim total me çdo lloj pushteti dhe morali. Sjellin këtu ligjin për të ekzekutuar teatrin”, tha Berisha.