Teatri si klithëm

22.07.2018 00:33:48

Nga Behar Gjoka

Beteja për shembjen e tetarit, ka mbërritur në pikun e vetë më të nxehtë. Pasi hiqen shenjat, Ejanëteatër, fiken dritat, tashmë shohim qartë e më qartë, se kush jemi, të gjithë bashkë. Të gjithë lëshojnë klithma radikale, sikur gjërat edhe mundet të ndalen. Mund të ndalen, po kush do ta bëjë? Artistët e ndarë e përçarë, në skalione paratike, që aktërojnë si lolo, ku shembja dhe mosshembja trajtohen si të barabarta.

Mundet të ndalet, nëse do të kishte opozitë, që lëshon deklerata radikale, ndonëse nuk ka bërë asgjë. Pasi të shembet teatri, kujtesa e mirë dhe e keqe, kujtesa kulturore dhe historike, nuk ka pikën e rëndësisë të hidhen në erë kullat. Kjo, është ta legalizosh shembjen e teatrit. Ku është LSI, askush nuk është në gjendje të tregojë, se cila është nisma për ta mbrojtur teatrin? Ku është PD, me deklaratat e Bashës, se do e mbrojnë me trupat e tyre? Ku është qytetaria tiranase, qytataria shqiptare, që bën sehir teksa shkatërrohen institucionet e kulturës?

Ku është Presidenti, që flet duke heshtur. …Vetëm shteti që ka marrë përsipër ta shembë, është gati…. Kumbaro, në prapaskenë, bën sehir dhe prêt shembjen e tetatrit. Në skenë, me një frikë se a do të kandidojë për Tiranën, në zgjedhjet vendore? A ka mundësi që mbrojë betonizimin e kryeqytetit? A ka njeri me logjikë të ftohët, që mundet ta votojë, këtë usta betonizimi?…Nga maja e olimpit, me mjeshtrinë e përdorimit të kazanit mediatik, qëndron i qetë, i sigurtë, doravetë Rama, kryeminsitri…

Pas 20 vitesh, po ia del që, nëse do e lëmë, me heshtjen tonë, me marrinë për të bërë sehir, ta shemb tetarin…Megjithatë, teatri, në këtë betejë, na ka mundur të gjithëve, na dha mundësinë të njohim grabitqarët…Të njohim dobësinë tonë, të kuptojmë se jemi lolo, në duart e politikës së mbrapshtë, që monizmin me një parti, tashmë e ka zëvendsuar me monizëm tripartiak…Rrofshin e qofshin partitë e dala nga mitra e PPSH…Teatri, është gdhendur në kujtesën dhe vetëdijen tonë…Termetet nuk e rrrëzuan…Partitë tona, të hurit dhe litarit, janë ma të fortë se tërmetet…Gropa e shembjes, do të jetë humenra ku do të mbytet politika që vetëm grabitë pasuritë kombëtarë dhe qytetarin shqiptar… prit të presim, të presim vjeshtën dhe vapën e gushtit…