Televizioni sirian publikon pamjet e sulmit: Shikoni si dukej aeroporti ushtarak gjatë dhe pas bombardimit me raketa “Tomahawk”

07.04.2017 16:49:21

Televizioni shtetëror i Sirisë, ka publikuar videon e parë të bombardimeve të aeroportit ushtarak nga ana e SHBA-ve në provincën Homms.

Shtetet e Bashkuara kanë lansuar 59 raketa të tipit “Tomahawk” në drejtim të aeroportit të ushtrisë siriane, i cili ishte përdorur për kryerjen e sulmit me armë kimike ndaj rebelëve në provincën Idlib, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihen ‘pasojat’ e sulmeve të SHBA-ve mbi bazën ushtarake siriane.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump kishte urdhëruar sulmet ushtarak si përgjigje ndaj vrasjes së civilëve me armë kimike nga ushtria e Bashar al-Assad-it. /Telegrafi/