Tendenca luksoze e të pasurve shqiptarë: Jahtet milionëshe që i mbajnë kudo – po jo në Shqipëri!

30.07.2017 23:08:08

Miliarderët janë shpesh pjesë e titujve “bombastikë” të mediave në botë dhe, në shumë raste, për stilin ekstravagant të jetesës së tyre. Kanë super-makina, jahte, hotele dhe bëjnë pushime që të krijojnë iluzionin e një bote tjetër, të një bote ireale. Shqipëria, edhe pse një pikë oqeani, duket se nuk i ka shpëtuar tendencës që kanë super të pasurit për të shijuar në maksimum aksesin që të jep ky status.

Së fundmi, një tendencë që po përvijohet është zotërimi i një jahti duke kaluar nga faza e qiramarrjes në atë të të qenët pronar. Burime nga operatorët e tregut që kryejnë edhe negociatat apo asistojnë në transaksione, thanë se në harkun e më pak se një viti janë blerë shtatë jahte, por numri i tyre është shumë më i madh. Pyetja që lind vetvetiu është: ku janë këto jahte, pse nuk i shohim në brigjet shqiptare?

Në fakt, shumica zgjedhin t’i mbajnë larg Shqipërisë, në brigjet e Montekarlos në Monako, të Kanës në Francë, në Holandë dhe më i afërti me Shqipërinë, në Tivar të Malit të Zi. Ka edhe nga ata që zgjedhin të prekin herë pas here brigjet shqiptare, por ky veprim nuk u krijon problemin e zakonshëm që lind nga burokracia, sepse regjistrimi i tyre është bërë nën flamurin e një shteti tjetër që rëndom mund të jetë Malta, Holanda, Italia, Qiproja apo Monako. /Shkrimi i plotë i Monitorit: KËTU/