Tensione në veri të Kosovës/ Policia kontroll në banesën e politikanit serb

06.08.2019 11:09:07
Policia e  Kosovës ka bërë kontroll blic në shtëpinë e asamblistit të komunës së Ranillug-ut, të Ivan Ristiqit.

Tensione në veri të Kosovës. Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës  ka vazhduar aksionin e saj në Ranillug. Aty është bastisur shtëpia e asamblistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit.

Mësohet se kontrolli në këtë banesë po bëhet për armëmbajtje pa leje.  Ky aksion është në vazhdën e një aksioni që Policia e Kosovës ka nisur ditë më parë në disa lokacione ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve pa leje.

Policia ndërhyri në këtë banesë në bazë të një urdhri gjyqësor.