Tensione të reja: Ministri kroat refuzon takimin me Daçiqin, e quan “aparat komunist”

11.02.2017 17:30:40

Ministri kroat i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Ivo Shtir e ka kritikuar sot ashpër homologun e tij serb, Ivica Daçiq për shkak të deklaratave për kardinalin, Alojzija Stepinc dhe ka thënë se e ka refuzuar kërkesën e tij për takim bilateral.

“Sekretarja shtetërore e ka telefonuar ambasadoren serbe dhe ka protestuar ashpër dhe ne kemi refuzuar kërkesën e Daçiqit për takim bilateral”, ka thënë Shtir, transmeton lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se sulmi i Daçiqit ndaj Stepincit me proces të montuar, është propagandë që pushtetit i atëhershëm komunist e kishte bërë.

“Këto gënjeshtra po përseritën dhe mua me vije keq që ka edhe kroatë të cilën kanë marrë pjesë në atë akt. Vitin e kaluar në mediat serbe edhe Stjepan Mesqi, ish president i Kroacisë, i ka përseritur ato gënjeshtra”, ka thënë ai.

Daçiq të martën ka kritikuar ashpër ngritjen e përmendores së kardinalit kroat, Alojzija Stepinc në Osijek dhe ka vlerësuar se kjo tregon se në atë vend “vazhdon politika antiserbe dhe se martirizohen ata që kanë kryer krime ndaj serbëve”.

Ai e ka thënë se kjo është edhe rehabilitim për “ustashët fashist kroat”.