Tensionet e armatosjes bërthamore kanë arritur kulmin pas Luftës së Dytë Botërore

24.05.2019 19:45:34

Përgatiti: Sylejman Morina

Nju Jork, 23 maj 2019
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara (OKB) thonë se me rritjen e konkurrencës mes fuqive globale dhe garës për armatosje në vitet e fundit, mundësia e përdorimit të armëve bërthamore ka hyrë në procesin më të rrezikshëm pas Luftës së Dytë Botërore.
Renata Dwan, drejtore e Institutit të OKB-së për Kërkimin e Çarmatimit (UNIDIR), shpjegoi se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në botë është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ajo theksoi se shfaqja e formave të reja të luftës ka bërë të pavlefshme rregulloret tradicionale të kontrollit të armëve dhe paralajmëroi të gjitha shtetet poseduese të armëve bërthamore që ta marrin çështjen shumë seriozisht.
Armët bërthamore, që konsiderohen si forca më e madhe parandaluese në botë, kanë aftësinë për të shkatërruar një qytet, për të vrarë qindra mijëra njerëz dhe për të rrezikuar mjedisin dhe jetën e gjeneratave të ardhshme me efekte afatgjata. Pasi SHBA-të hodhën bombën atomike në qytetet e Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë më 6 dhe 9 gusht 1945, derisa vazhdonte Lufta e Dytë Botërore u vranë rreth 200 mijë njerëz. Këto sulme që janë përdorimi i parë dhe i vetëm i armëve bërthamore në histori, tregohen si simbole.