Tensionimi Kosovë-Serbi, me pasoja të mëdha politike

10.01.2017 10:59:45

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, thekson se tensionimi i kohëve të fundit i raporteve Kosovë-Serbi, sidomos pas arrestimit të Ramush Haradinajt, mund të përcillet me pasoja të mëdha politike.

Ai shkruan se ndalimi i ish-luftëtarit emblematik të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në Francë bazuar në fletarrestin e Serbisë, ka rikthyer tensionimin e shkallës së gjerë midis Kosovës dhe Serbisë

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

Tensionimi kulmor i raporteve Kosovë-Serbi

“Ndalimi i ish-luftëtarit emblematik të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në Francë bazuar në fletarrestin e Serbisë, ka rikthyer tensionimin e shkallës së gjerë midis Kosovës dhe Serbisë.

Këto dy shtete, që filluan një proces normalizimi rreth gjashtë vjet më parë, kanë hyrë në përkeqësim të raporteve në nivelin më të lartë.

Tensionimi kulmor mund të përcillet me konsekuenca të mëdha politike dhe të sigurisë, po ashtu.

Institucionet e Kosovës duhet që seriozisht dhe në baza ditore të angazhohen në mbylljen e këtij rasti në favor të së vërtetës së shqiptarëve të Kosovës, përkatësisht luftës çlirimtare, derisa situata të mos ketë marrë dimensione të rënduara brenda Kosovës”.