Tentohet tri herë për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt (Video)

30.07.2017 23:19:51
Procedurat për ndërtimin e Spitalit Rajonal në Ferizaj kishin nisur që nga viti 2013, por as pas katër vjetësh ky projekt nuk ka filluar.

Vonesat kanë ardhur si pasojë e kthimit të tenderit në rivlerësim nga OSHP-ja.

Për të tretën herë, atë e fitoi një kompani, por ende nuk kanë përfunduar proceduat e nënshkrimit.

Nëse vlerësohet se gjithçka është në rregull, atëherë pritet të firmoset më 3 gusht.