Tentoi ta korruptonte policin me 5 euro, arrestohet mërgimtari

20.07.2016 09:09:05

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi norvegjeze, pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me motoçikletë, është ndaluar nga zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti u ka ofruar 5 euro ryshfet.

Sipas policisë, njësitet policore menjëherë kanë reaguar duke arrestuar të dyshuarin i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.