Tentoi të korruptojë policin me 10 mijë lekë, arrestohet i riu nga Kosova

24.02.2017 11:40:16

Në pranga ka rënë Lirim Morina, 28 vjeç, banues në Joviç, Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Peqin, pasi është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit, ky shtetas ka tentuar t’i jap dy kartëmonedha 500 lekëshe punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative, pasi nuk kishte siguracion të mjetit Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy kartmonedha 500 lekëshe.