Tentoi të trafikonte 11 shtetas te huaj, arrestohet 43-vjeçari nga Pogradeci

04.12.2019 11:28:39

foto arkivi

Policia e Pogradecit ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: I.P.,43 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Sipas policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasi I.P. u kap duke transportuar me mjetin fugon tip “Benz” 11 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.