Tenton të fus marihuanë nga Shqipëria në Kosovë

11.09.2016 15:54:49

Sot në orët e para të mëngjesit oficerët doganor kanë arritur të kapin edhe një sasi të ulët të narkotikëve. Në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës janë kapur mbi gjysmë kilogrami të fshehura në çantën e shpinës tek një udhëtar i që udhëtonte me mini-autobus në relacionit Tiranë – Prishtinë.

Sipas një komunikate të Doganës së Kosovës, gjatë kalimi të kufirit Shqipëri Kosovë të një mini-autobusi oficerët doganor kanë kërkuar nga të gjithë udhëtarët që të zbresin dhe të mbajnë valixhet personale pran vetes.

“Gjatë kontrollit të ushtruar të valixheve, në valixhen e  një shtetasi Kosovar është  hasur në një paketim me lënde të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej  522 gram dhe një peshore digjitale. Personi i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia dhe pastaj është kryer kontrolli i tërësishëm i automjetit ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

 

 

Rritja e zbulimevetë narkotikëve është si rezultat i profesionalizimit dhe trajnimeve të vazhdueshme të oficerëve doganor, Dogana e Kosovës është duke u përkrahur fuqishëm në këtë fushë nga programi i EXBS i SHBA-ve përmes trajnimeve të specializuara dhe donacionit të pajisjeve për kontroll”, thuhet në komunikatë.  Vetëm gjatë kësaj jave Dogana ka parandaluar futjen e mbi 10 kg substanca narkotike.