Tenton të fusë kanabis në burg për të vëllanë, arrestohet 29-vjeçari

07.08.2019 12:31:00

Tenton të fusë lëndë narkotike në burgun e Rrogozhinës, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi E. B.,29 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që E.B.,kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambienteve të IEVP Rrogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij, mbante të fshehur 26 gram lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor  dhe specialistët për Narkotikët  të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të  29-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Kavajë për veprën penale   “Prodhimi dhe shitje  të narkotikeve” .