Tenton të hidhet nga ndërtesa, femra nga Ferizaj shpëtohet nga policët

24.07.2017 10:47:58

Një femër në Ferizaj ka tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti, me qëllim që të vetëvritet.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe përmes dritares së korridorit kanë arritur ta tërheqin dhe shpëtojnë viktimën.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe njësit policore janë duke hetuar rastin.