Tenton të kërcej nga ura e lidhur me litar, e pësoi keq (Foto/Video, +16)

19.04.2017 15:54:15

Një vajzë duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur kishte vendosur të kërcej nga ura e lidhur me litar, pasi ky veprim i kushtoi me tre dhëmbë të thyer.

Një video e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një vajzë e rrethuar nga miqtë inkurajohet që të kërcej me litar nga ura.

Por, atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, asaj i lidhet litari dhe përfundon me fytyrë e përplasur në urë, duke mbetur pa tre dhëmbët e parë.

Derisa ajo qëndronte në rrethojat e urës, organizatori filloi të numërojë ‘tre, dy një, kërce Laura’, dhe në momentin që ajo kërcen përplaset me fytyrë për urë.

Pas këtij incidenti menjëherë reaguan organizatorët duke e tërhequr lartë, por si pasojë e kësaj përplasje ajo pësoi lëndime trupore si dhe mbeti pa tre dhëmbët e parë.