Tentuan të vjedhin pesë lopë, hajnat ikin pasi u zbuluan nga banorët

30.06.2018 12:42:22

Një person ka raportuar policinë në Gjilan, se 4 të panjohur kanë tentuar t’ia vjedhin pesë lopë të cilat i kishte pasur duke kullotur afër shtëpisë.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin pasur edhe armë me vete dhe pasi ishin vërejtur nga banorët e fshatit, ishin larguar në drejtim të panjohur.

Rasti mbetet nën hetime nga njësitet policore.