Teori e re në lidhje me zhdukjen e mistershme të aeroplanit të Malajzisë (Video)

21.07.2016 18:28:52

Ekziston mundësia që kërkimet e aeroplanit të Malaysia Airlines – fluturimit MH370 që u zhduk në mars të vitit 2014 – të jenë bërë në hapësirat e gabuara.

Independent shkruan se ekspertët përfshijnë mundësinë që aeroplani para fatkeqësisë të ketë rrëshqitur njëherë në ajër e pastaj në sipërfaqen e detit, duke shkuar kështu përtej zonës së kërkimit. Nëse merret parasysh teoria e re, kjo do të thotë se ekipi i ekspertëve ka kërkuar në pjesë të gabuar të Oqeanit Indian.

Kërkuesit e udhëhequr nga ekipi FUGRO, deri më tani a kërkuar zonën prej 120 mijë kilometrave katrorë në brigjet e Australisë Perëndimore. Por, tani ata thonë se aeroplani mund të ketë rrëshqitur para se të zhdukej në oqean, pra se nuk ra vertikalisht në det.