Tepër trishtuese deklarata e Akademik Nexhat Dacit se “Delavi po përzihet shumë në punët e Kosovës”.

08.12.2017 22:55:51

Nga: Fadil Kajtazi

Është e trishtuese deklarata e Akademik Nexhat Dacit se “Delavi po përzihet shumë në punët e Kosoves”. Nuk ma merr mendja së një akademik nuk ka vetëdije se Kosova nuk mundet të ekzistojë as edhe një ditë pa përzirjen e Delavise.

Më duket e dhimbëshme kur një akademik, një ish kryetar i kuvendit vehet në funksion të doktrinës se politikes serbe per “futjen e shqiptareve në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare” e cila mundësoj çlirimin e Kosoves dhe bërjen shtet të saj. Të gjithë ata që janë në fuksion të kësaj politike besoj se nuk është e vështirë të dihet se çka përfaqesojnë. Numrei prej 700 spiunve serb të lënë në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit ka filluar ta ngreh kokën.